E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Imami: Jam më shumë i lumtur për të ardhmen e PD-së, se sa për zgjedhjet e 23 qershorit (VIDEO)

imami 1 majJam më shumë i lumtur për të ardhmen e kësaj partie se sa për zgjedhjet e 23 qershorit të cilat ne do ti fitojmë. Jam i sigurt që kjo parti e cila votohet dhe mbështet nga ju pa paragjykimet e brezave të vjetër, ka një të ardhme brilante me ju e unë si një nga themeluesit e saj jam realisht i lumtur për këtë. Kam shumë besim dhe shpresë tek ju, çdo votë e juaja e shokëve dhe shoqeve tuaja, e prindërve tuaj e cila vjen për mbështetje ndaj zhvillimit, për integrimin, për të ardhmen tonë do të jetë shumë e çmuar dhe e vlefshme.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë një takimi që ka zhvilluar me studentët e ekonomikut në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Imami ka hequr një paralele mes Shqipërisë 20 vjet më parë dhe Koresë së Veriut. Sipas Imamit, ka qenë PD që e ka ndryshuar këtë vend.

Hapni televizorin dhe shikoni Korenë e Veriut, siç mendoni ju për Korenë e Veriut sot, kanë menduar për ne shqiptarët para 20 vjetësh. Është kjo parti që ka sjellë ndryshimin. Janë djemtë dhe vajzat e vitit 90 që sollën ndryshimin e madh politik të Shqipërisë, që themeluan pluralizmin politik, krijuan partitizmin, demokracinë dhe lirinë në këtë vend.

8 vjet më parë  nuk kishim 1 km rrugë asfalt në fshat, sot kemi 6 mijë km. Kjo do të thotë zhvillim, më shumë punë, prodhim, kjo do të thotë padyshim, më shumë të ardhme për secilin nga ju, tha Imami./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›