E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ KQZ hap kutitë e Lezhës, nisin të dalin në pah parregullsitë (VIDEO)

lefteria-e-lleshit2Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë e para të votimit në këtë proces elektoral. Ato i përkasin qarkut të Lezhës, ku u ndryshua numri i mandateve nga 4 me 3 në favor të së majtës, në 4 me 3 për të djathtën. Më herët ishin refuzuar ankimimet e LSI-së, kandidatit të pavarur Dritan Prifti, si edhe disa partive të vogla, për të rinumëruar votat në disa qarqe, si Kukës, Fier, apo Tiranë.

Shqyrtimi i materialeve zgjedhore në kutitë e hapura, ka nxjerrë në pah disa prej dyshimeve dhe pretendimeve të PS-së. Pas numërimit të votave të njërës prej kutive të qendrës së votimit 07051 del se partitë kryesore: PS ka marrë 69 vota, PD – 55 vota, LSI – 26 vota, PSD – 4, ndërsa FRD – 1 votë.

Në një tjetër qendër, ka pasur mungesë të proces-verbalit të mbylljes apo një regjistër ishte bosh, ndërkohë që lista e zgjedhësve është me mbi 700 vetë apo regjistër i posaçëm ishte i panënshkruar.

Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji tha se pas numërimit se PS-ja do kërkojë ripërsëritje të votimeve në qarkun Lezhë pas parregullsive që dolën, ku kanë votuar edhe 160 emigrantë që nuk kanë qenë në votime, pra aty është bërë një masakër zgjedhore.

PS argumenton se në 4 QV në afërsi të Laçit, për shkak të vrasjes së komisionerit të LSI-së dhe plagosjes së disa personave solli largimin e zgjedhësve nga këto qendra votimi procesi i votimit ka qenë inekzistent.

Në KQZ priten të hapen edhe 10 kutitë e votimit të KZAZ 13, me kërkesë të PD, e cila pretendon se ka pasur shkelje me mosdorëzim të materialit origjinal, por të fotokopjeve të rezultateve. Ndërsa nuk ka konsideruar prova zgjedhore materialet filmike.

Në vendimin e datës 10 korrik për qarkun e Lezhës, KQZ mori parasysh kërkesën ankimore të PD duke sjellë një ndryshim të rezultatit me një raport mandatesh 4 me 3 në favor të të djathtëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›