E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Me PS-në nuk na ndan asgjë, me LSI-në nuk kemi asgjë të përbashkët

skenderKreu i PSD, Skënder Gjinushi, është shprehur se nëse KQZ vepron ligjshmërisht, fitorja e 23 qershorit shkon tek e majta.

Janë gjëra që i kemi paralajmëruar. Çdo tentativë reforme me Berishën është një mashtrim. Tani po kryhen veprime antiligjore, me të cilat opozita nuk duhet të pajtohet. PSD ka qëndrimet e veta, por përgjegjësinë për këtë situatë duhet ta mbajë Berisha. Nëse KQZ është e ligjshme, e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit, ka theksuar Gjinushi nga qyteti i Beratit.

Gjinushi theksoi se PSD ka të përbashkët me PS 8 vitet në opozitë, kurse me LSI nuk ka asnjë të përbashkët.

Meraku është edhe me LSI, e cila ka lëvizur nga e majta. Edhe brenda opozitës ka variante të këqija dhe të mira. Me PS nuk na ndan asgjë, na bashkojnë 8 vite opozitë. Me LSI nuk kemi asgjë të përbashkët, ne kemi tjetër moral politik. LSI ka pragmatizmin e vet, qytetarët e ndajnë këtë punë me votë. Nuk do të afrohemi fare me LSI, do qëndrojmë në distancë. E majta nuk duhet të shitet, të jetë sa më pavarur dhe e pastër. PSD nuk bën pazare dhe dallon nga partitë e tjera politike. Kjo është mënyra për të pastruar të majtën. Berisha po rri në pushtet me vota të majta, si në 2009-ën, nënvizoi Gjinushi./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›