TemA TV/ Rama në Kamëz: Saliu gënjen, nuk u kam quajtur kurrë shpellarë (VIDEO)
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi në një takim me banorë të Kamzës, se kryeministri Sali Berisha gënjen kur thotë se ai i ka quajtur banorët e ardhur në këtë zonë shpellarë dhe çeçenë.
Rama tha se kjo është një gënjeshtër, pasi kryeministri synon të fusë thikën e ndasisë.
Saliu nuk e përdor votën tuaj për tiu ndihmuar, por për të futur thikën e ndasisë, duke shpikur se unë kam thënë shpellarë. Ai nuk iu do, të gjitha janë gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që jeni në këtë gjendje? Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi për Saliun dhe PD-në, një parti familjare që punon ditë e natë për vete. Që përdori fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore, jo unë. Lërini historitë, jo jemi nga veriu, jo nga jugu, të djathtë jo të majtë, bëhuni me familjen tuaj, bëhuni me interesit e komunitetin tuaj dhe atdheun tuaj, tha Rama.
Kryetari i PS tha se socialistët do të bëjnë legalizimin e banesave, në një proces që do e udhëheqë vetë ai, ndërsa shtoi se kryeministri i ka mashtruar për këtë çështje.
Ku i keni legalizimet? Letrat i keni se ua ka dhënë Shabani tapitë sa herë vijnë fushatat. Ku e keni dokumentin se jeni pronarë të kapitalit që keni investuar? Nuk e keni sepse as nuk ka ndërmend tua japë njeri, pyeti Rama banorët.
Nëse e doni ta mbani Saliun me antiplumb në qafë, mbajeni. Nuk ju futi Saliu në NATO, e bëri SHBA. Saliu e vonoi NATO-n. Ça bëri për ju një gjë konkrete?, shtoi Rama./ep