E Shtunë, 31 Tetor 2026

James Pettifer: Nuk mund të shkohet gjithë jeta me Sali Berishën

pettiferProfesori i Universitetit të Oksfordit, James Pettifer, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se nuk sheh asnjë shenjë që kryeministri Sali Berisha personalisht të dëshirojë kalimin në opozitë.

Pettifer, një njohës i mirë i çështjeve shqiptare, thotë se nuk mund të shkohet e gjithë jeta me Berishën.

Unë mendoj se shumë njerëz e ndjejnë se është koha që dr. Berisha të lërë udhëheqjen politike pas një karriere të gjatë dhe do të ishte një gjest i mirë taktik të arrihej me anë të votimit.

Shumë njerëz kanë shpenzuar tërë jetën e tyre me dr. Berishën në qeveri ose në përpjekjet e tij për të marrë drejtimin e saj. Çështja shtrohet nëse ata do ta kenë kurajën e mjaftueshme për të pranuar ndryshimin, thekson Pettifer.

Pettifer mendon se Partia Socialiste ka një makinë politike shumë efektive, por thekson se zgjedhjet ka të ngjarë të fitohen në Tiranë.

Ai shton se udhëheqja e PS ka një pikëpamje utopike për Bashkimin Europian. Shikoni Bullgarinë për shembull. Anëtarësimi në BE ka sjellë rezultate katastrofike dhe kaos në qeverinë e Sofies dhe në ekonomi.

Pettifer komenton edhe çështjen e 21 janarit.

Nuk mund të merret me mend se mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend normal demokratik, thotë ai, duke shtuar se personeli i aparatit të sigurisë u trajtuan sikur të ishin mbi ligjin dhe disa ambasadorë të huaj ishin shumë të dobët për këtë ngjarje.

Pettifer ka një kritikë tjetër për Ramën, kur thotë se ai nuk e rrok siç duhet çështjen shqiptare, ndryshe nga sa bën Berisha, por edhe Meta.

Ai shton se megjithatë Rama dhe PS janë të gatshme për të udhëhequr vendin.

Në fund ai ka një mesazh edhe për çështjen çame. Ai thotë se PD e ka keqpërdorur këtë çështje dhe nuk ka asnjë dyshim se nëse do ishte çam, nuk do e votonte Partinë Demokratike./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›