E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topi: Nurja do jetë pjesë e parlamentit. Shkodra smund të identifikohet me emrin e Topallit (VIDEO)

media (13)Të mërkurën, Fryma e Re Demokratike i përqendroi tubimet zgjedhore në qarkun Shkodër me banorë të komunave Bushat, Velipojë dhe Postribë.

Në këto takime, Topi tha se entuziazmi i qytetarëve paralajmëron fitoren e FRD-së.

Fatlum Nurja, që prin listën e kandidatëve për qarkun, do të pjesë e grupit parlamentar të FRD, u shpreh ai.

Kryetari Topi u ndal edhe në situatën politike në vend.

Për qytetarët shkodranë, 23 qershori është momenti për ti thënë ik politikanëve që e lanë Shkodrën dhe Shqipërinë jashtë Europës, atyre që braktisën të përndjekurit dhe mbledhin vota për Kaçin e zi, atyre që tradhtuan kauzën e demokratëve, tha Topi.

Programi i FRD është i guximshëm, ai ka përparësi kompensimin përfundimtar të të përndjekurve, sepse ky akt është çështje dinjiteti dhe respekti për shtresën e vuajtur në diktaturë, vijoi kreu i FRD.

Përpara banorëve të Postribës, kryetari i FRD-së theksoi se kjo zonë me demokratë të vërtetë, pas 23 qershorit do të riketë vlerat e mohuara nga sistemi komunist dhe sot nga partia në pushtet.

Shkodra ka personalitete dhe vlera njerëzore te çmuara dhe është e padrejtë të identifikohet me emrin e Kryetares së Kuvendit, tha Topi.

Si ka mundësi që përmbytet Shkodra, Nënshkodra dhe Velipoja dhe mungojnë reagimet nga njerëzit? Sigurisht që kanë frikë, por unë ju them se mënyra më e mirë për të reaguar ndaj indiferencës së qeverisë është VOTA. Fanatizmi që ngrenë 2 gishtat lart kur janë 3 metra nën ujë është e keqja e njerëzve të thjeshtë, vijoi Topi.

Kryetari i FRD tha se ekonomia është në mjerim, ndërsa i vetmi biznes që lulëzon janë studiot që prodhojnë postera e flamuj partie, duke shpërdoruar paratë e popullit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›