INTERVISTA/ Përgatituni! Do jetë një fitore spektakolare!
Erion Veliaj, sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste shprehet se vota e emigrantëve do të prodhojë nga një mandat shtesë në Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier e Tiranë. “Në këto zgjedhje kemi krijuar frymën dhe një koalicion tetë herë më të madh se ai i vitit 2009″, thotë kandidati i qarkut Gjirokastër
Nga Skender Minxhozi, JAVA
Gjendeni sërish në një fushatë, pas asaj të vitit 2009. Ku qëndron ndryshimi thelbësor mes dy fushatave?
Berisha është i lodhur e nuk ka më takat. Miti i duarve të pastra ka rënë. Dhe miti i njeriut konservator e familjar është bërë thërrime. Në fakt shthurja e tij familjare e ka kthyer drejtimin e shtetit në një biznes familjar, ku çdo indeks mbi ekonominë, rendin, arsimin, shëndetin e mirëqeverisjen, ka rënë frikshëm. Ndërkohë, në krahun tjetër, opozita ka krijuar frymë, ka bërë një koalicion tetë herë më të madh se ai me 5 parti në 2009-ën, ka një program të qartë e të prekshëm dhe ka mobilizuar si asnjëherë tjetër të rinjtë, gratë dhe emigrantët të gjitha grupe që mbështesin të majtën dhe favorizojnë Ramën. Sondazhet janë më të qarta për epërsinë e thellë.
Ju kemi parë shpesh të shkoni në vendet fqinje, kryesisht në Greqi, për të sensibilizuar votat e emigracionit tonë atje. Si e përjetojnë shqiptarët jashtë vendit fushatën aktuale zgjedhore?
Po, jam munduar që emigrantëve tu kushtoj po aq kohë dhe vëmendje sa edhe qytetarëve të qarkut Gjirokastër. Unë kam jetuar vetë në emigracion, e njoh atë jetë mirë. Ata janë jo vetëm një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare, por edhe një nga shtyllat e ekonomisë tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Faktikisht mua me ka habitur entuziazmi me të cilin ata po e përjetojnë fushatën zgjedhore, ashtu siç më ka habitur edhe gatishmëria e tyre për të ardhur në Shqipëri për të votuar.
E kam thënë edhe më parë. Emigrantët duan të votojnë sepse, nga njëra anë, duan të mbrojnë kontributin dhe investimet e tyre në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, sepse e dinë së çdo të thotë Europë dhe e dinë se Shqipëria me Saliun në krye nuk do ti ngjajë kurrë asaj.
Keni premtuar prej kohësh të drejtën e votës për emigrantët? Nëse fiton e majta, kur do të hyjë në fuqi ky premtim?
Në radhë të parë dua të them se më vjen vërtet shumë keq që në Shqipëri mund të premtohet edhe një e drejtë themelore, siç është ajo e çdo shtetasi për të votuar. Ja ku na ka katandisur qeveria e Saliut gjatë këtyre tetë viteve! Përsa i përket pyetjes tuaj, është një përparësi themelore e jona që vetëm në 100 ditët e para të qeverisjes të kalojmë ligjin që do tu japë emigrantëve të drejtën e votës, e më pas të ndërtojmë strukturat që do ta bëjnë të mundur zbatimin e ligjit. Por ju them me bindje, që vota e emigrantëve do të ndihet fuqishëm edhe këtë vit, nga ata që do kthehen për votimet. Nga një mandat shtesë në Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier dhe Tiranë, opozita do ta fitojë me siguri falë solidaritetit të emigrantëve në votime.
Si po shkon fushata elektorale? A pajtoheni me tezën se ka qenë më e qetë sesa pritej? Nëse po, a prisni që ajo të ashpërsohet në javën e fundit?
Po, përveç rastit të rëndë të Roskovecit, i cili duhet dënuar në të gjitha mënyrat, kjo fushatë ka qenë e qetë dhe normale. Ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, sepse askush nuk e ndjek më Saliun në marrëzirat e tij. I izoluar në vetminë e tij të madhe, Berisha smund të bëjë më asgjë, përveçse asaj që të gjithë presin prej tij: të mos cenojë integritetin e këtyre zgjedhjeve, të cilat sot kanë një rëndësi jetësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
A do të ketë, siç pretendon lidershipi i opozitës, një zhvendosje masive të votës majtas në këto zgjedhje?
Sigurisht që po! Pasi kanë ndjerë mbi lëkurën e tyre se ku i ka katandisur dora e fshehtë e tregut e regjimit neoliberal të Berishës, shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për dorën e dukshme të shtetit në mënyrë që të rimëkëmben. A mund të mendohet se 95% e shqiptarëve nuk do të votojnë për një taksim më të ndershëm?
A mund të mendohet se një milion të papunët nuk do të votojnë për hapjen e vendeve të reja të punës? A mund të mendohet se shqiptarët do të votojnë dikë, që si strategji anti-krizë në ekonomi, ka vetë mohimin e krizës? Këto zgjedhje përgatituni për një fitore spektakolare të së majtës!
Rama ka takuar disa nga përfaqësuesit e lartë politikë të rajonit dhe kontinentit në muajt e fundit. A mund të thuhet se kreu i PS e ka bërë tashmë prezantimin e parë ndërkombëtar, si kryeministër i ardhshëm?
Axhenda ndërkombëtare e politikës shqiptare flet për një rënie të legjitimitetit ndërkombëtar të Berishës dhe një vlerësim ndërkombëtar për figurën e Edi Ramës dhe atë që ai përfaqëson si një mesazh që u dërgohet të gjithë shqiptarëve në këtë periudhë para-zgjedhore. Nga Obama tek Erdogan dhe gjithë lidershipi Europian duket sikur bota po thotë Zgjohu Shqipëri, është radha e Ramës. Rama është inteligjent, i ri, i sofistikuar një kontrast i madh me kërrusjen e Berishës së lodhur, grotesk e që smban fjalë. Edi edhe pa dashjen e tij do të bëjë diçka shumë të mirë që ditën e parë kryeministër. Do përmirësojë imazhin e Shqipërisë e shqiptarëve në botë, si njerëz të kultivuar e qytetarë.
Sa ka funksionuar deri më sot aleanca PS-LSI në fushatë? A nuk vëreni se ka ende distancë mes dy partive, në mënyrën sesi ato impostojnë fushatën e tyre?
Aleanca jonë përbëhet nga 37 parti dhe është mëse normale që secila parti të ketë fushatën e vet. Ne jemi një koalicion ku të gjitha partitë janë të barabarta dhe interesi parësor i koalicionit është madhësia e rezervuarit të votave dhe jo burimet e ndryshme që e furnizojnë këtë rezervuar.
Si po shkon fushata në qarkun e Gjirokastrës?
Shkëlqyeshëm! Çdo derë ku kemi trokitur na është hapur me mjaft dashamirësi. Çdo biznes që kemi vizituar, e pret me padurim fundin e këtij ngërçi ekonomik. Çdo aktivitet që ne bëjmë, pritet me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Të jeni të bindur se qarku Gjirokastër do të jetë në ballë të rilindjes më 23 qershor.
Sa i trembeni blerjes, devijimit dhe dhunimit te votës në 23 qershor?
Të gjithë njerëzit me të cilët flas, më paralajmërojnë se Saliu do bëjë të pamundurën për të cenuar integritetin e zgjedhjeve dhe e dini se çu them unë? U th