E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Ylli Manjani: Olldashi, një kumarxhi që është ndëshkuar me votë (VIDEO)

manjaniNënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, iu është përgjigjur akuzave të bëra nga Sokol Olldashi një ditë më parë, sipas të cilit, partia e drejtuar nga Ilir Meta është një çetë parash. Sipas Manjanit, Olldashi është një kumarxhi, të cilin populli e ndëshkoi me votë.

Unë jam këtu për të folur në emër të interesit të qytetarit dhe jo në emër të interesit të kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë janë ndëshkuar sistematikisht me votë, sa herë që kanë kërkuar votën e shqiptarëve. Dhe e përsëris jam këtu për tu bërë thirrje edhe juve për të përdorur hapësirën mediatike që të kompensojmë sadopak ato defekte të cilat janë vënë re nga qeverisja e shkuar në mënyrë të veçantë në infrastrukturën e turizmit. Kjo është e rëndësishme. Të paktën të mund të ecim përpara drejt situatave të tjera. Kumari dhe kumarxhinjtë nuk na interesojnë, tha Manjani gjatë një konference për shtyp, ku ka shprehur shqetësimin për situatën e turizmit.

Jemi në kulmin e sezonit turistik, është kulmi kur duhet të kishim prenotime, duhet të kishim një dyndje drejt bregut shqiptar dhe në fakt po ndodh e kundërta. Ka një lëvizje me shumë sforco të qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm, dhe kjo vjen për shkak se gjithmonë e më shumë emetohen lajme të tipit që, në fakt janë edhe të vërteta, që mungon uji i pijshëm, mungon infrastruktura rrugore, mungon energjia elektrike, madje ngrihen edhe shqetësime deri tek pastrimi i mbetjeve, i ujërave të ndotura apo i plazheve të pastra. Dhe ky është një shqetësim që sigurisht vjen në rritje dhe duke pasur parasysh që qeveria e ikur, tashmë ka kohë që ka ikur nga ky sektor dhe nuk kemi çfarë ti bëjmë thirrje kësaj qeverie, tha Manjani./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›