E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hacker-at sulmojnë gazetën TemA

tema onlinePrej 24 orësh faqja online e gazetës TemA është sulmuar nga grup hacker-ash, çka ka bërë që faqja që prej mesditës së djeshme të ketë probleme dhe të mos funksionojë. Sulmi ka ardhur nga një grup hacker-ash nga Tirana, të cilët kanë bllokuar serverin e Temës. Sulmi në portën e serverit ka arritur në 483 mb/s.

Për të sulmuar faqen e gazetës, pas verifikimeve tona, rezulton se është mobilizuar një burim prej rreth 100 kompjuterësh. Gjurmët e këtij sulmi të çojnë në një institucion publik, nën kontrollin e Lulzim Bashës.

Brenda 24 orësh po ndërtohet një mur mbrojtës i sigurisë së lartë për të përballur një sulm të tillë.

TemA kërkon mirëkuptimin e lexuesve për problemin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›