FOTO LAJM/ Po ikin të qeshur
Që prej humbjes së thellë të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe deklaratës së Berishës për dorëheqjen si kreu i PD-së, ministrat e mazhorancës nuk ikje janë bërë shumë pak të gjallë në rrjetet sociale.
Në faqet e tyre zyrtare, të vetmet postime që mund të gjesh pas 23 qershorit, janë deklaratat e fundit të Berishës dhe fotot e këtij të fundit.
Shumica prej tyre e kanë vendosur Berishën si foto kopertine, duke nisur nga Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe natyrisht, Flamur Noka.
Në foton e këtij të fundit, të vendosur dje, është Berisha gjatë një mbledhje të Kuvendit, që duket se përshëndet si Hitleri, dhe disa prej ministrave dhe Topalli të qeshur. Edhe pse kanë humbur thellë, duket se po ikin të qeshur./b.l
