“Tema e Ditës” – Baçi: PD ka nevojë për “pastrim rrënjësor”, të largohen drejtuesit e qarqeve. Berisha i vetmi që s’duhet të ik

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi theksoi nevojën për një “pastrim rrënjësor” në parti, duke nisur nga drejtuesit politikë, dhe se duhen hapur hapësira për prurjet e reja në parti. Në një intervistë në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH me Arbër Hitajn, Baçi tha se ka nëvojë për një reflektim në Parti dhe se duhet identifikuar dobësitë e saj në mënyrë që të kthehet besimi te demokratët.
Ndërsa lidhur me kreun e PD-së, Sali Berisha, deputeti Baçi tha se prania e tij është domosdoshmëri pasi diti të bashkojë partinë dhe ta “shpëtojë” opozitën, duke i rikthyer shpresën qytetarëve.
“Jemi përballë një farse dhe 11 maji nuk ka qenë për faj të drejtuesve politik. PD ka nevojë për një pastrim rrënjësor në kuptimin mirë të fjalës. Ajo që ne e quajmë analizë, duhet të fillojnë takimet me demokratët dhe me gjetjen e dobësive që kemi brenda vetes dhe patjetër që duhet të fillojë nga drejtuesit politik pasi janë ata që përpiluan listat e mbyllura dhe të hapura dhe shembullin e Bujar Leskajt duhet ta ndiqnin edhe shumë të tjerë. Duhet një reflektim, ndryshe nuk mund të funksionojnë dhe demokratët nuk kanë më besim që nesër do të fitojmë. Është i njëjti ekip që zbret dhe humb dhe i njëjti do zbresë sërish për të kërkuar fitoren. Lidhur me kreun e PD, unë nuk jam për kultin e individit, por në situatën ku ndodhet PD, Berisha ka treguar diti ta mbledh partinë, t’i mbijetonte në momente më të vështira të PD. Shpëtoi opozitën, PD, pluralizmin. Prania e Berishës në krye të PD është domosdoshmëri, pjesa tjetër duhet ta lehtësoje dhe ndihmojë duke krijuar hapësira për të prurë figura të reja në PD, për ta hapur PD. PD nuk mund të hapet duke u thënë figurave të reja hajdeni ju pas nesh për të na bërë sërish deputet. Ata kanë nevojë të kenë përfaqësimin e tyre politik në të gjithë strukturën e partisë deri në piramidën e PD”, tha Baçi.
Deputeti komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë, duke thënë se, jo pa qëllim PD mbështeti kandidatë të pavarur, por as kjo nuk e aktivizoi elektoratit “gri”.
“Për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë PD jo pa qëllim i bëri thirrje kandidatëve të pavarura të behshin pjesë që dihej që autokrati i qeverisë nuk do i lëshonte këto bashki, të dilnin të merrnin përsipër kandidatin, nuk është eksperiment, por ne treguan se kjo qeveri , edhe kur dalin kandidatë të pavarur, pamë një bojkot të turpshëm të zgjedhjeve. Nuk doli elektorati gri në këto zgjedhje, pasi ai bën diferencën. Këtë herë e kishit në dorë të bënte diferencën pasi kishte kandidatë të shtresës së tyre, ishin kandidatë të pavarur”, tha ai.
Lidhur me ligin “Për barazinë gjinore”, Baçi theksoi se duhet referendum për rrëzimin e tij, duke argumentuar se do të mbështetet nga një shumicë e gjerë qytetarësh, përfshirë edhe socialistët.
“Ligji “Për barazinë gjinore” tregon se djalli fshihet në detaje. Mospërcaktimi që në fillim që gjinitë janë dy, burrë dhe grua, midis rreshtave kanë lënë të kuptohet se krijohen hapësira për gjini të tjera përmes termit gjini gjithëpërfshirëse. Komunitete fetare dolën në bllok kundër këtij ligji. Thirrja që i bëhet presidentit për të mos e dekretuar për mua është e kot. Presidenti presupozohet të jetë mbi palët, por jo presidenti Begaj që ka një prezantim qesharak përpara kësaj qeverie. Ai është kaq mirënjohës dhe servilizmi të pështirë që e kanë emëruar president. Për mua edhe nëse presidenti e kthen parlamenti e kalon sërish. Personalisht jam për referendum dhe PD në një rast të tillë i ka të gjitha mundësitë dhe të lehtë për të realizuar një gjë të tillë, një referendum mbarëpopullor jo të mbledh 50 mijë firma por 500 mijë firma. Unë jam e sigurt që do jenë 1 milionë votues që do e refuzojnë dhe madje do jenë edhe socialistë. Te SPAK nuk kam besim fare, madje është selektiv”, tha Baçi.
Në lidhje me foltoren para Kryeministrisë, Baçi tha se kjo do të jetë një platformë e përhershme për diskutimin e çështjeve që, sipas PD-së, refuzohen në parlament.
“Nuk ishte lajmërim proteste, ju e dini se kur bëjmë të tilla janë ditë të tëra që kemi në dispozicion dhe do angazhoheshin strukturat. Kjo e sotmja është një foltore që PD ta ketë të përhershme, akoma nuk është ndarë si do jetë, por do jetë e vazhdueshme por pa përcaktuar ende nëse do jetë çdo javë apo më herët apo më vonë. Ne hapim një foltore dhe kjo bëhet edhe nga vetë situatë e krijuara në parlamentin e Shqipërisë”, tha ai.
/rtsh.al/