“3D” – Kalemaj: Opozita duhet të rishpikë veten dhe të krijojë një narrativë fituese

Analisti politik Ilir Kalemaj ka komentuar situatën aktuale të opozitës dhe protestën e saj të fundit, duke theksuar se në vend ka mjaft arsye reale për të protestuar, por opozita nuk ka arritur t’i kapitalizojë ato.
Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, analisti tha se sfida e vërtetë e opozitës është rikrijimi i vetes dhe ndërtimi i një narrative që mund të përballë pushtetin:
“Ka shumë arsye për të protestuar. Në kishim një palë zgjedhje në maj dhe kishim forca të reja politike. Ato morën jo pak vota, fakti është se për shkak të strategjisë elektorale që zgjodhën dhe për shkak të sistemit nuk arritën të prodhonin mandate dhe të krijonin një grup parlamentar. Nuk mund t’i kërkohet llogari PD pse këto nuk krijuan një strategji fituese. Unë mendoj që opozita duhet të tij të rishpik veten dhe të krijojë një narrativë fituese, ti duhet të arrish ta sfidosh pushtetin. Opozita ka qenë kaotike, ka zhvilluar protesta i ka lënë, ka lënë parlamentin është rikthyer. Ajo duhet ti fusë në strategjinë e saj arsyet për të fituar”, tha Kalemaj.
/rtsh.al/