E Diel, 1 Nëntor 2026

Teme Sejko vdiq nga torturat, e mbytën me litar në qafë

Trupi gjykues i Teme Sejkos

Para se të ekzekutohej sipas vendimit të gjyqit, Teme Sejko është marrë dhe është çuar për tu pyetur jashtë burgut. Aty është torturuar për ti marrë rezervat që fshihte. Në dhunë e sipër ka ndërruar jetë. Rexhep Kolli e Nevzat Hazdenari më raportuan se Temja kishte vdekur nga shtrëngimi me litar në grykë.

Në fakt, pohimet rrë-qethëse të Kadri Hazbiut para hestuesve në janarin e vitit 1983, ish kreu i Policisë Sekrete më herët i ka bërë para Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike. I thirrur në raport nga shefi i tij, Hazbiu është befasuar me mënyrën me të cilën Hoxha i kërkonte të dhëna për një histori të hershme. Fillimisht, njeriu që kishte ndjekur nga afër hetimet dhe dënimin e ish-kreut të Flotës Luftarake në vitet 60, është munduar të shtejllojë rrethanat që i kujtoheshin aty për aty nga ai proces. Mirpo kreu i regjimit nuk ia ka vënë veshin dhe ka dalë menjëherë tek informatat e fundit të siguruara në rrugë agjenturore, duke i kërkuar llogari pse e kishte mbytur Teme Sejkon dhe nuk e kishte pushkatuar sipas vendimit të gjykatës. Pjesa që shpjegon Hazbiu në hetuesi, në vija të përgjithshme, është një mbivendosje e përgjigjeve të tij para Enver Hoxhës, me të vetmin ndryshim saktësimin e vendit të krimit dhe mjeteve me të cilat i morën jetën barbarisht ish-komandantit të Flotës Luftarake në majin e vitit 61. Veç këtij episodi dramatik, marrë nga libri i Kastriot Dervishit Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij, gazeta Panorama boton sot dëshmi të tjera të ish-shefit të Shërbimit të Fshehtë përballë akuazve të Mihallaq Ziçishtit, ish-numrit dy të Policisë Sekrete për shumë dekada, Llambi Peçinit, të besuarit të Mehemt Shehut në Sigurimin e udhëheqjes, Fiqrete Shehut, të vesë së kryeministrit të vetvrarë etj.

11.1.1983
Pyetje: Çkeni për të thënë rreth atribuimeve që dëgjuat nga armiku Mihallaq Ziçishti se ju e keni vënë në dijeni që mbanit lidhje agjenturore me këshilltarët ushtarakë jugosllavë, të cilët i informonit për çdo gjë dhe se ishit vënë prej kohësh në shërbim të agjenturës jugosllave?
Përgjigje: Për sa i përket çështjes së marrëdhënieve me këshilltarët jugosllavë, i kam thënë vetëm në drejtim të

Teme Sejko në gjyq

marrëdhënieve të mira, normale me ta dhe jo agjenturore, pikërisht për ato marrëdhënie që kanë karakterizuar bashkëpunimin me ta, për atë kohë që ata kanë qenë pranë Sigurimit të Ushtrisë. Për sa i përket problemit të vënies në shërbim prej kohësh në favor të jugosllavëve, siç thotë Mihallaq Ziçishti, kjo është një shpifje prej spiuni të regjur.
Pyetje: Si e shpjegoni faktin që për këtë problem, edhe armiku tjetër Llambi Peçini është shprehur, siç e dëgjuat, se: Këshilltarët jugosllavë merrnin çdo gjë që kishte Sigurimi i Ushtrisë dhe se ju kishit porositur që tu jepej gjithçka që kërkonin ata?
Përgjigje: Llambi Peçini jep deponimin e tij, për të cilin mban vetë ai përgjegjësi; këshilltarët jugosllavë na kanë dhënë materiale vetëm të karakterit teorik, që nuk u pranuan nga ana jonë. Lidhur me ndërtimin e punës së Sigurimit, normat e marrëdhënieve me Drejtorinë Politike e Shtatmadhorinë, rregullat administrative të marrjes së kontingjentit, përpunimit, regjistrimit, evidencës operative, por jo të dhëna konkrete për probleme të agjenturës e përpunimit. Mundet që në mungesën time, pa ardhur unë nga Bashkimi Sovjetik, i pandehuri Nesti Kerenxhi mund tia ketë dhënë një porosi të tillë Llambi Peçinit si zëvendësi im, për tu dhënë jugosllavëve gjithçka që kërkonin ata. Unë vetë nuk kam dhënë një porosi të tillë, për arsye të kohës se kur erdha unë, ishin shtruar problemet e mësipërme të bazës teorike. Nuk përjashtohet që vetë jugosllavët të kenë marrë të dhëna, porse rast të evidentuar unë nuk kam.
Pyetje: I dëgjuat, i pandehur, thëniet e armikes Fiqrete Shehu, se jeni vënë në shërbim të jugosllavëve nëpërmjet Dushan Mugoshës qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe se keni bërë pjesë në grupin armiqësor të kryesuar nga tradhtari Mehmet Shehu. Çkeni për të thënë?
Përgjigje: Këto nuk janë gjë tjetër, veçse shpifje monstruoze për të dyja problemet.
Pyetje: Dëgjuat edhe atë pjesë të deponimeve të tradhtarit Feçor Shehu, se veç lidhjeve shoqërore e miqësore me tradhtarin Mehmet Shehu, ju ka bashkuar edhe veprimtaria e përbashkët armiqësore që keni kryer kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe vendit tonë. Çkeni për të thënë lidhur me këtë deponim?
Përgjigje: Edhe ky deponim i Feçor Shehut që unë dëgjova, është një shpifje dhe provokacion prej agjenti; unë skam pasur asnjë lidhje me Mehmet Shehun, veç lidhjeve të punës, zyrtare e partie, si dhe lidhje shoqërore normale.
14.1.1983
Pyetje: I pandehur Kadri Hazbiu, dëgjuat pjesë nga deponimi i Nesti Kerenxhit se Koçi Xoxe ju zgjodhi për në aparatin e Sigurimit si njeri që do të mbanit një qëndrim projugosllav. Na thoni cili ka qenë qëndrimi juaj lidhur me bashkëpunimin me jugosllavët në atë kohë?
Përgjigje: Refuzoj të përgjigjem.
Pyetje: Dëgjuat për të njëjtin problem thëniet e të pandehurit Mihallaq Ziçishti, se armiku Koçi Xoxe kishte simpati të madhe dhe ju mbante afër, se kishit shoqëri të ngushtë me armiqtë Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu etj. dhe se flisnit me admirim për Titon e Jugosllavinë, siç ka ndodhur në rastin e piknikut të Ibës, me këshilltarët jugosllavë e në raste të tjera. Çkeni për të thënë sa më sipër?
Përgjigje: Refuzoj të përgjigjem. Këto janë shpifje fund e krye. Ky është proces i montuar dhe i sajuar.

14.1.1982
Pyetje: Dëgjuat pjesë nga deponimet e të pandehurës Fiqret Shehu për bisedën e zhvilluar me të nga Nako Spiru, se tradhtari Koçi Xoxe kishte mbledhur mjaft kuadro të aftë për qëllimet e tij në favor të jugosllavëve si në KQ të Partisë, sektorin e tij edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se një kuadër i tillë ishte Kadri Hazbiu. Çkeni për të thënë?
Përgjigje: Refuzoj të përgjigjem. Procesi është i montuar. Këto janë deponime spiunësh dhe provokatorësh të kurdisur.
Pyetje: Siç del nga deponimet e të pandehurës Fiqret Shehu që i dëgjuat, Liri Gega ka qenë në dijeni të marrëdhënieve tuaja të afërta me Dushan Mugoshën e detyrat që ju ka ngarkuar ai gjatë Luftës e pas Luftës Nacionalçlirimtare. Na jepni shpjegime për marrëdhëniet tuaja me Dushan Mugoshën e Liri Gegën.
Përgjigje: Njohja dhe marrëdhëniet që kam pasur me Dushan Mugoshën dhe Liri Gegën janë ato që kam shpjeguar në proceset e mëparshme. Deponimet e saj janë provokacion dhe shpifje e sajuar. Refuzoj të përgjigjem më tutje.

12.3.1983
Pyetje: Na shpjegoni, i pandehur, si është zhvilluar procesi penal në ngarkim të armikut Teme Sejko etj. A keni marrë pjesë direkt në hetimin e kësaj çështjeje?
Përgjigje: Me sa kujtoj unë, kam marrë pjesë në hetimin e çështjes së Teme Sejkos që në fillim, sepse pas arrestimit ai nuk i bindej hetuesit. Për këtë arsye, kam shkuar e i kam folur unë e, pas kësaj hetimi, ka vazhduar normali

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›