E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, makina përplaset me trajlerin vdes drejtuesi

KAVAJË- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin automobilistik Kavajë-Rrogozhinë. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa viktima mbetet ende e paidentifikuar.

Makina me të cilën udhëtonte viktima u përplas me një trajler në rrugë. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima drejtonte makinën në kah të kundërt për pasojë edhe është përplasur me trajlerin.

Me të marrë sinjalizim grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të nisur hetimet në zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti si dhe për identifikimin e viktimës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›