E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët sot në ditën e 5 të protestës në Tiranë

TIRANË- Rreth 60 minatorë të Bulqizës, janë nisur mëngjesin e sotëm për të mbështetur protestuesit në Tiranë. Minatorët protestojnë prej 5 ditësh në kryeqytet, për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë rritje page, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.

Minatorët janë të vendosur për të vijuar protestën e tyre deri në plotësimin e këtyre kërkesave. Vetëm dy ditë më parë METE mori vendim për pezullimin e një pjese të kontratës me kompaninë austriake “ACR” dhe konkretisht për pezullimin e lejes minerare për zonën.

Sipas tyre, ky vendim, nuk është një zgjidhje dhe për këtë arsye, ata shprehen më të vendosur se kurrë më parë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›