E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpritet greva e urise e ish-te perndjekurve

Dalin nga greva në ditën 31-të një grup personash ish të përndjekur politikë. Vendimi është marrë nga vetë grevistët, në një kohë që edhe Gjykata e Tiranës e kishte vlerësuar atë të paligjshme. Ishin 6 grevistët e mbetur në grevë, ndërsa kishte pretendime për grevistët e tjerë të cilët kanë dalë nga greva për të marrë mjekim, dhe nuk janë lejuar të rifuten në grevë. Pasi dolën nga çadrat e grevës, grevistët nuk paraqitën ndonjë axhendë të re për protestën e tyre. Ish të përndjekurit grevistë kishin kërkesë të tyre marrjen e shpërblimit për burgun e kryer në kohën e diktaturës komuniste, ndërkohë qe mazhoranca deklaroi se greva ishte politike dhe e mbeshtetur nga opozita, pasi grevistet kanë marrë këstet e para të kompensimit dhe janë në proces për këstet e tjera deri në kompensimin përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›