E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, fluks në urgjencën e spitalit të Durrësit

Temperaturat e larta që kanë përfshirë qytetin bregdetar të Durrësit gjatë këtyre ditëve, kanë bërë që urgjenca e spitalit rajonal të hartojë një plan masash me qëllimi përballimin e fluksit të pacientëve, të cilët kërkojnë ndihmën e mjekeve. Shefi i urgjencës, Hashim Zogu, pohon se me rritjen e temperaturave rritet dhe numri i pacienteve, të cilët kërkojnë ndihmë për shkak të goditjeve nga dielli. Gjate ditëve të pikut, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore arrin deri në 250 persona dhe për këtë urgjenca e Durrësit ka shtuar numrin e personelit mjekësor, ndërsa ka shtuar edhe shërbimet. Të nisur nga i nxehti i madh që ka përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve, por edhe nga situata e vitit të kaluar, ku një numër i madh pacientesh u përballën me gjendje të fikti, sëmundje ngjitëse dhe helmime për shkak të temperaturave të larta, mjekët japin këshillat e duhura. Fëmijët dhe moshat e treta janë edhe personat me të rrezikuar nga temperaturat e larta të stinës së verës. Për të moshuarit përveç evitimeve të daljeve në vapë këshillohet që edhe medikamentet e sëmundjeve kronike të pihen sipas udhëzimeve të mjekëve por që duhet të plotësohen edhe këshillat e tjera. Kurse për sa i përket shëndetit të fëmijëve të vegjël, janë prindërit dhe sidomos nënat që këshillohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›