Qytetarët do të legalizojnë banesat me 80% të shumës nëpërmjet letrave me vlerë

Qeveria vendos legalizimin e banesave nëpërmjet bonove të thesarit
Kryeministri Berisha pas mashtrimit që u bëri shqiptarëve me letrat me vlerë, emetuar nga qeveria e tij në vitet 95-96, u kujtua pas katër vitesh, pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare, të rikthejë ato në qendër të vëmendjes. Pas një dekade e gjysmë nga shpërndarja e letrave me vlerë, rreth një milionë qytetarë që i zotërojnë ato do të mund t'i përdorin sërish, dhe këtë herë për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i radhës për të siguruar votat e personave që presin legalizimin e banesave të tyre, duke parë që kanë mbetur vetëm 15 ditë nga data e zgjedhjeve. Ndërkohë që banorët, të cilët presin legalizimin e banesave të tyre janë me qindra. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka dhënë një tjetër premtim për banorët e zonave informale vetëm dy javë para zgjedhjeve, duke riaktivizuar tregun e letrave me vlerë. Në këtë mbledhje, kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar ministrin e Financave për të hartuar një vendim sipas të cilit të gjithë atyre që kanë bërë ndërtime pa leje duke zënë mbi 300 metër sipërfaqe toke, do ta paguajnë faturën e legalizimit, për pjesën mbi 300 metër me bono privatizimi. Kryeministri Berisha bëri me dije vendimin që i jep mundësi qytetarëve që do të legalizojnë banesat e tyre, të paguajnë 80 përqind të shumës për këtë proces nëpërmjet letrave me vlerë. Sipas kryeministrit, nga kjo pagesë do të përjashtohet vetëm taksa e infrastrukturës, e cila paguhet pranë pushtetit lokal, dhe është kompetencë e qeverisjes vendore. Letrat me vlerë të emetuara nga qeveri ime në vitet 95-96 dhe të zgjatura afatet e përdorimit të tyre sërish nga qeveria ime, para tre vitesh janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm i imi ndaj qytetarëve shqiptarë sepse unë kam qenë president i vendit në fuqi ekzekutive, kur kam miratuar dhe urdhëruar emetimin e tyre. Kemi vendosur që i tërë procesi i legalizimit përveç taksës së infrastrukturës, e cila është takse e qeverisë vendore dhe unë nuk kam ndërmend që të ngushtoj dhe as të ndërhyj në kompetencën e tyre, por as edhe tu ngushtoj atyre burimet e të ardhurave. Ajo është një taksë e vendosur me pëlqim të përbashkët me bashkitë dhe komunat e vendit, dhe mbetet e paprekur. Pra përveç kësaj takse i qytetarët që do të legalizojnë objektet do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë, nënvizoi Berisha. Për sa i përket qytetarëve, të cilët e kanë paguar vlerën njëqind për qind, kryeministri sqarojë se qeveria do tu rimbursojë 80 % të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë. Kryeministri theksoi se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishëm të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve Në këtë mënyrë ne hapim një treg ekzakt së 4 deri në 6 herë më të madhe sesa vlera e letrave me vlerë. Me këtë proces, u shpreh Kryeministri, ne shkojmë drejt shlyerjes së detyrimit që kemi ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve dhe kam shumë kënaqësi që çelim këtë treg dhe shlyejmë këtë detyrim. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike përgatitjen e gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë. Në këtë mbledhje të qeverisë, u miratua legalizimi i 7 mijë ndërtimeve. Aktualisht fatura e legalizimit ka tre lloj pagesash: E para është tarifa bazë, që sipas ligjit është 43 mijë lekë; pagesa e dytë është taksa për sipërfaqen e zënë mbi 300 metër katrorë. Sipas vendimit të sipërpërmendur të qeverisë 80 për qind e vlerës së këtyre dy detyrimeve do të paguhet me bono privatizimi; taksa e tretë, 2 për qind e vlerës së ndërtimit që kalon për llogari të pushtetit lokal do të paguhet e plotë me lekë, jo me letra me vlerë. Ky vendim duket se favorizon ata individë, të cilët kanë përfituar më shumë nga zënia e pronës së ish-pronarëve legjitim pasi ul ndjeshëm faturën e pagesës, pasi në ditët e sotme një bono privatizimi 10 mijë lekëshe blihet aktualisht në treg me vetëm 7 për qind të vlerës. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto, janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndahen dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Bonot e privatizimit mund të përdoren për qëllimin me të cilin janë emetuar deri më 31 dhjetor, të vitit 2010.