E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, aplikon për kartë me identitet të rremë, zbulohet personi

Rasti është zbuluar pasi me një certifikatë me identitet të një tjetër personi, Edmond Frashëri është paraqitur dhe ka realizuar procesin e aplikimit. Ai ka përdorur gjeneralitete të një tjetër personi, duke u paraqitur si Eduart Frashëri, të dhënat personale të të cilit dhe dita e lindjes nuk i përkasin aplikuesit. Sipas drejtorit të informacionit, Mikel Llogori, që ka denoncuar këtë rast pranë policisë, aplikuesi e ka marrë në dorëzim certifikatën nëpërmjet një zyre elektorale. Ne jemi interesuar dhe gjatë bisedës me të kemi mësuar se ai nuk ishte paraqitur pranë sportelit, por ka çuar foton në një zyre elektorale të PD në lagjen 6, ku ka pasur edhe persona të tjerë të cilëve u nxirreshin certifikata, ka deklaruar Llogori. Punonjësja e gjendjes civile që ka lëshuar certifikatën me identitet të rremë është pezulluar nga puna. Identiteti në certifikatë i përket një 32 vjeçari me ngjyrë që banon në lagjen 16 të Korçës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›