Sekretet e Millosheviçit, CIA nuk e quante armik deri në 1998
Botohet Dosja sekrete e Kosovës nga gazetari francez.
CIA: Deri në fillim të vitit 1998 se konsideronim Sllobodanin si armik apo si rrezik
Pas 13 vjetësh shqiptarët e Kosovës e kujtojnë si një makth luftën e vitit 1999. Ndërsa Kosova numë-ronte të vdekurit e saj dhe kolonat e drobitura të njerëzve kishin marrë udhën për ku të mundnin, tjetërkund merreshin vendimet për fatin e saj. Gazetari dhe shkrimtari i njohur francez, Erik Laurent, ka pasur fatin të jetë dëshmitar i atyre ditëve, të takojë vetë diktatorin Sllobodan Millosheviç, të flasë me njerëz të përfshirë në bisedat e ngushta e të shfletojë dosje sekrete të CIA-s e Pentagonit. Guerre du Kosovo Le dossier secret, libri i gazetarit francez, tashmë është në duart e lexuesit shqiptar (Lufta e Kosovës Dosja sekrete. Në faqet e librit ndihet nervi i gazetarit, dëshira për të zbuluar sa më shumë fakte. Këtë e tregon edhe numri i madh i materialeve dhe i burimeve që ka përdorur për të realizuar librin. Në të vijnë një e nga një të gjithë protagonistët e kësaj lufte, që nga Millosheviçi te Rugova, sekretarja e Shtetit amerikan, Madlene Ollbrajt, Presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili aso kohe ishte i çoroditur për shkak të çështjes Levinski, Hollbruk e shumë e shumë të tjerë. Lufta e Kosovës është një libër tronditës i ngjarjes më të dhembshme që përjetoi Ballkani dekadën e fundit, siç qe lufta e Kosovës. Përmes dokumenteve sekrete dhe personazheve që ka takuar për të bërë këtë rrëfim, Laurent nuk kërkon thjesht të tregojë një histori, por dhe të bëjë kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar historikisht dhe të sjellë në një këndvështrim tjetër personazhet që e patën në dorë fatin e kësaj lufte…. Libri është pritur me interes nga lexuesit, por dhe nga historianët, dhe është një ndër librat më të kërkuara të entit tonë botues, thotë Alda Bardhyli, drejtore e botimeve 55. Nga ky libër po ju sjellim disa pasazhe ku rrëfehet për profilin psikologjik të Millosheviçit, bisedimet e fshehta, veprimet e Pentagonit etj.
NGA LIBRI
A e pini cigaren?
Sllobodan Millosheviçi më tregoi një kuti me cigare të vendosur mbi tavolinë teksa mbante në dorë një çakmak të ndezur. Ishim ulur ballë për ballë në dy kolltukë prej lëkure. Zyra e tij e gjerë ndodhet në katin e parë të një ndërtese gri me pamje nga një kopsht. Nuk kam takuar në korridore askënd përveç sekretares, dhe ambienti ishte krejt i shkretë. Arrita në Beograd në të aguar, duke ardhur nga Budapesti. Në Bosnjë situata nuk ka qenë kurrë më dramatike. Laku shtrëngohet mbi Saravejën e nënshtruar nga plaçkitjet e papushimta. Millosheviçi është i qetë dhe gjatë 4 orëve që kaluam kokë më kokë ai nuk manifestoi as më të voglën shenjë të acarimit dhe të tensionit. Dinak, cinik, pak gazmor dhe pak i indinjuar, ai do të përpiqet ti ndërrojë veshjen realitetit. Jemi në vendin e mashtrimeve të habitshme. Ai vepron si një marksist i sprovuar me një delikatesë dinake të cilën Artur Coesler e quante krijesë që gjithmonë bie në gjunjët e tij. Filloi ti sjellë në mendje fortësinë në rritje në Komunitetit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, të vendosura të forcojnë rolin e tyre ndaj Serbisë. Ai tund kokën i mërzitur….
A janë të ndryshueshëm në sytë tuaj kufijtë e Serbisë aktuale?
A mundën ato në një mënyrë që të diskutohen? Kush do ta bënte këtë pyetje veç separatizmit shqiptar?
A nuk ju duket se në gjykimin tuaj ka një kontradiktë kur ju flisni për vetëvendosje të serbëve dhe refuzoni atë të shqiptarëve, të cilët janë 90% e popullsisë së Kosovës?

Nga eksodi kosovar gjate luftes
Serbët dhe kroatët janë popuj që nuk kishin shtet tjetër kombëtar veç Jugosllavisë. Serbët, kroatët, malazezët, sllovenët, maqedonasit nuk janë trajtuar si minoritet kombëtar në Jugosllavi. Shqiptarët janë minoritet kombëtar në Serbi. Ata mund të kenë të gjitha të drejtat e akorduara për minoritetet, por këto të drejta nuk lejojë që të lësh vendin dhe të bashkohesh me shtetin fqinj.
Ju nuk do ta pranoni kurrë…?
Ndarjen e Kosovës? Kurrë! Besoj që askush i ulur në vendin tim nuk do ta pranojë një gjë të tillë dhe populli serb nuk do ta toleronte aspak. Dëgjoni, dëgjoni. Në disa qytete të mëdha amerikane ekzistojnë Chinatowns, ku jetojnë më shumë se 90% kinezë. Si do të reagonin autoritetet amerikane nëse këta kinezë shpallin pavarësi të njëanshme?
Intervista mbaroi, e kishte zgjatur bisedën i qetë, i kënaqur. Njeriu që transformoi historinë dhe gjeografinë në një fatalitet të dyfishtë duke shkulur të renë nga Ballkani, duhej njëherësh hutues dhe i padeshifrueshëm. Provoja një ndjesi të çuditshme i irealitetit. Zyra ishte e qetë. Zilja e telefonit asnjëherë nuk kishte tingëlluar gjatë kohës së bisedës sonë dhe në mur nuk kishte akrepa tregues të orës. Millosheviçi dukej i instaluar jashtë kohës. Më kujtohet çmë kishte thënë para pak kohësh Presidenti çek Vaslav Havel: Kur arrita në kështjellë (pallati presidencial mbi lartësitë e Pragës ku udhëheqësit komunistë kishin pasur njëritjetrin që nga 1948-a), një gjë më ka befasuar: në të gjitha muret që pashë, asnjë orë nuk shihej. Totalitarizmi në fund funksionin jashtë kohës. Sllobodan Millosheviçin e ilustron shumë mirë ky fakt. Në fund të 10 viteve pushtet, bilanci i tij ishte i tmerrshëm: Më 1989-n Jugosllavia ishte pothuajse në gjendje ti bashkohej Komunitetit Ndërkombëtar. Më 1999-n ajo ishte e gatshme për një status të vendeve të varfra dhe të pazhvilluara. Dhjetë vjet më vonë ajo llogariste më pak se gjysmën. Mbi 6 republika federale që e përbënin, 4 ishin kthyer në shtete të pavarura dhe një tjetër, Mali i Zi, kishte në krye një President armiqësor ndaj Millosheviçit. Në 8 vjet lufte më shumë se 200 000 veta vdiqën dhe 3 milionë u bënë refugjatë. Megjithatë, si në një ëndërr, ai deklaron: Nuk mund të ndjekim një ëndërr për Serbinë e madhe. Madje, këto akte e provonin më shumë këtë. Kur më 1985-n ai ishte në një bazë ushtarake të Dejtonit, ku të gjitha partitë ishin mbledhur për të përpunuar një rregullore për konfliktin në Bosnjë, administrata Klinton zotëronte mbi të një dosje voluminoze. Profili i tij psikologjik, i studiuar me kujdes dhe i shënuar nga CIA, tregonte veçanërisht një njeri thellësisht depresiv, i varur nga alkooli, kryesisht uiski dhe vera. Në fakt, negociatorët amerikanë u çuditën kur zbuluan një personazh me reaksione të parashikueshme. Ditë më parë ai i la të presë për më shumë se 40 minuta sekretarin amerikan të Shtetit, Uorren Kristofer dhe Presidentin kroat, Franjo Tuxhman. Duke ardhur ai e kishte kravatën të zgjidhur dhe me çehre të prishur, tregon një dëshmitar. Dukej kishte qenë në një drekë ku ishte dehur. Ne mendonim, – tregon një nga negociatorët amerikanë, prezent në Dejton, – që ai do të luftonte fort për ti mbrojtur më mirë interesat e minoritetit serb në Bosnjë dhe Kroaci. Në fakt, ai ishte krejtësisht i painteresuar: Piter Golbreth, ambasadori i vjetër amerikan në Kroaci, i paraqiti një projektmarrëveshje mbi të drejtën e serbëve të mbetur në Kroaci: Ishte e habitshme, tregon diplomati. Ai nuk manifestoi as më të voglin interes mbi të ardhmen dhe fatin e serbëve të Kroacisë.