E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Tregtia e armeve, PS te ndjeke rrugen ligjore

Ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth, i ka cilesuar si te padrejta akuzat e Partise Socialiste ne adrese te Ministrise se Mbrojtjes per tregti te paligjshme te armeve. Ai ka theksuar se Shqiperia, si vend anetar i NATO-s, eshte pjese e nje sistemi te rendesishem sigurie dhe cdo gje duhet te behet ne menyre zyrtare. Deklarata e ambasadorit u be dje ne qytetin e Gramshit, gjate ceremonise se dorezimit te disa pajisjeve vezhguese ne uzinen e demontimit te armeve. Wollfarth u shpreh se PS i ka te gjitha mundesite ligjore qe te hetoje per akuzat qe ka ngritur me ane te grupit parlamentar. "Une e mirepres faktin qe Shqiperia eshte tani pjese e nje sistemi te rendesishem per sigurine. Une e kam theksuar edhe me perpara dhe vazhdoj ta theksoj se eshte i rendesishem roli qe ka parlamenti per te sqaruar punen e qeverise. Kjo behet zakonisht ne komisionet parlamentare. Prandaj, une do te ftoja qe te perdorej rregullorja e parashikuar per ceshtje te tilla, per ceshtje te rendesishme do te shtoja, dhe qe gjithcka te behej ne perputhje me procesin zyrtar", - u shpreh per gazetaret Wollfarth. Reagimi i diplomatit vjen pas akuzave te perseritura te opozites ndaj Ministrise se Mbrojtjes. Deputetet te PS-se kane deklaruar se kjo ministri ka bere trafik armesh. Nderkohe qe te henen Ministri Arben Imami do te jete i pranishem ne Komisionin e Sigurise Kombetare per t'ju pergjigjur interesit te deputeteve socialiste ne lidhje me kete ceshtje. Por, dje, gjate takimit ne qytetin e Gramshit ka folur dhe zevendesministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia. Ai ka theksuar se eshte bere shitje armesh, sipas te gjitha ligjeve nderkombetare dhe ligjeve te vendit tone. Ai u shpreh se Shqiperia gezon te gjitha te drejtat ligjore per te shitur arme legalisht. "Cdo vend kryen eksportin dhe importin e armeve dhe municioneve. Shqiperia eshte ne nje proces normal. Per gjashtemujorin e pare te vitit 2012 kemi eksportuar 2621 tone dhe parate e perfituara nga ky proces jane perfshire ne procesin e demilitarizimit per ta ulur sado pak koston e ketij procesi qe eshte i kushtueshem", - u shpreh zevendesministri Spahia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›