E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, Teliti: Shtyrja per interes te prokuroreve

Prokuroria e Pergjithshme duhet te zbatoje vendi min e Gjykates se Tiranes dhe te mbylle sa me pare hetimet e dosjes Durres-Kukes.

Deklarata vjen nga Armand Teliti, i pandehur nen akuzen e "shperdorimit te detyres", duke iu pergjigjur deklarates se kryeprokurores Ina Rama, e cila pohoi dy dite me pare se Gjykata e Tiranes penalizoi akuzen.

Ne nje prononcim per gazeten "Shqip", drejtori aktual i gjendjes civile komentoi edhe shtyrjet e njepasnjeshme te hetimeve nga ana e akuzes. Sipas tij, shtyrja e hetimeve edhe nje muaj eshte e paligjshme.

"Organi i akuzes ka shtyre ne menyre te qellimshme, tendencioze dhe te paligjshme hetimet per gati dy vjet, duke e bere terkuze kete çeshtje te hapur per interesa personale e politike te nje personi dhe per fat te keq te mbajtur gjalle per te njejtat motive", deklaroi Teliti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›