Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane

Megjithate, grupi hetimor ka zbardhur fakte te reja, qe lidhen me aktivitetin e 54-vjeçarit te zhdukur qe te shtunen e nje jave me pare.
Gazeta ka mundur te siguroje edhe emrin e huadhenesit te 40 mije eurove per Ismet Kryeziun, i cili eshte nje biznesmen nga Podujeva.
Nga ana tjeter, eshte zbuluar se pak kohe me pare, aktivisti kosovar per çeshtjet kombetare eshte mbajtur nen vezhgim edhe nga antiterrori per çeshtjen e tre iranianeve, te cilet nuk jane lejuar te hyjne ne territorin shqiptar.
Nga informacionet e policise eshte mesuar se disa muaj me pare, Kryeziu eshte mbajtur nen vezhgim nga Antiterrori ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.
Kjo eshte bere per arsye se ai kishte dale garant per ardhjen e tre iranianeve ne Shqiperi, te cilet nuk kane arritur te shkelin ne vendin tone.