E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic me propozime të reja për Cooper, zbatim i Rezolutës 1244

Shef i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinë, Borislav Stefanovic, i ka propozuar ndërmjetësit të BE-së Robert Cooper, disa modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Ndonëse nuk ka sqaruar se për çfarë propozimesh bëhet fjalë, mësohet të jenë “në përputhje me Rezolutën 1244”.
Në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se Stefanovic dhe Cooper kanë biseduar rreth çështjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje rreth propozimeve të Stefanovic.
Ditë më parë Zyrtarët evropianë janë shprehur se vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë të rëndësishëm për vazhdim të integrimit evropian të Beogradit. Cooper nesër arrin për vizitë në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›