Temperaturat e ulta dhe dëbora, probleme në disa akse

Meterologët e kanë parashikuar si javën më të ftohtë të ketij dimri ku prezenca e reshjeve të dëborës dhe ngricat vazhdojnë të mbajnë të izoluara disa nga fshatarat e vendet malore. Sipas drejtuesve të emergjencave civile, qarqet e bllokuara janë Shkodra, Kukësi, Dibra dhe qarku i Korçës. Kalimi i automjeteve në zonat e thella të këtyre qarqeve bëhet vetëm me zinxhir. Ndërsa për drejtuesit e automjeteve kërkohet vetëm "kujdes".
Drejtori i operacioneve të emergjencave Civile Xhaferr Seiti thotë se i ftohtë ka vështërsuar kalimin e autobusave të shkollave në këtë zona, por nuk konfrimohet asnjë shkollë e mbyllur për shkak të të ftohtit. Por edhe në kryeqytet pavarësisht rrezeve të diellit, termometri shënoi deri në minus 3 gradë celcius. Fëmijët në shkollat e Tiranës thonë se mungon ngrohja.
Ndërsa meterologia e Metoalbit Lajda Porja thotë se edhe e marta do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave deri në minus 15 gradë celcius. Ndërsa e mërkuara do të jetë më e ngrohtë dhe fundjava me reshje.