E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendenca propozime martese ne kinema

Skenat romantike të deklaratave të dashurisë në sallën e kinemasë i kemi parë vetëm nëpër filma

Në fakt, Altin Prifti, drejtori i përgjithshëm i rrjetit të kinemave “Imperial”thotë se kjo ndodh edhe në Shqipëri. Kjo është një tendencë e re që ka filluar të praktikohet edhe në sallat e kinemasë së këtij rrjeti.

“Ne kemi asistuar çifte të ndryshme që propozimet e tyre i bëjnë në sallën e kinemasë. Janë kryesisht të moshës 20-25 vjeç, të cilët pasi prenotojnë sallën, bëjnë shfaqje private të momenteve të tyre më të bukura dhe pastaj vjen propozimi për martesë. I kanë shkëmbyer unazat pikërisht në sallën e kinemasë. Ndodh që në këtë rast shikojnë edhe një film që ne kemi në program”, tregon Prifti.

Tregon se një rast i tillë ka ndodhur vetëm pak javë më parë dhe duket se një tendencë e tillë do të vazhdojë.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›