E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderët, 1100 ankime kundër Qeverisë në 2009



BLEDAR HOTI

Në vitin 2009 ka pasur më pak fitues në prokurime publike se në 2008. Në raportin vjetor të Agjencisë të Prokurimeve Publike jepet shifra e 3871 që përkon me numrin total të procedurave, të cilat kanë shpallur njoftim fitues për vitin 2009. Ndërsa në vitin 2008 shifra ishte 5893. Ndërsa numri total i ofertave për vitin e kaluar ishte 36225, gati trefish më shumë se në vitin 2008, ku numri i ofertuesve shkonte në 11786. Gjatë vitit 2009, sipas raportit numri i ankesave në APP u rrit 2 herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Shkaqet kryesore që kanë ndikuar në këtë rritje kaq të madhe të numrit të ankesave kanë qenë: për shkak të rritjes së numrit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në një procedurë prokurimi si rezultat i përdorimit të SPE (Sistemi i Prokurimit Elektronik). Rritja e besimit tek transparenca e Sistemit të Prokurimit Elektronik, ku askush nuk mund të heqë dhe të shtojë dot dokumentet e tenderit. Një numër i madh ankesash, i cili zë rreth 50% të numrit total të ankesave, është bërë jo në përputhje me kërkesat ligjore për formën e ankimit, jo sipas formularit standard, respektimin e shkallëve të ankimit dhe/ose jashtë afatit ligjor, duke e rritur kështu në mënyrë artificiale numrin e ankesave. "Konkretisht gjatë vitit 2009 janë paraqitur në total 1100 ankesa, nga të cilat: - 498 ankesa kanë rezultuar të pavlefshme, për mosrespektim të shkallëve të ankimit, dhe/ose për paraqitje jo sipas formularit standard. - 27 ankesa kanë rezultuar të pambështetura në ligj. -për 67 ankesa është marrë vendim për modifikim të dokumenteve të tenderit. - për 257 ankesa është dhënë vendim për anulim procedure, - për 213 ankesa është mbyllur hetimi administrativ dhe është lejuar vazhdimi i procedurës së prokurimit. - për 38 ankesa është vendosur rivlerësimi i procedurës së prokurimit", thuhet në raport. APP-ja në përfundim të hetimeve administrative, nga kjo drejtori janë vendosur gjoba si dhe janë propozuar masa ndaj personave përgjegjës në mbi 50% të rasteve. "Nga hetimet administrative, për rastet në të cilat kanë përfunduar procedurat e prokurimit dhe janë lidhur kontratat, për 28 raste që i janë nënshtruar hetimit, kontratat kanë rezultuar absolutisht të pavlefshme", thuhet në raport. Gjatë vitit 2009, kundër vendimeve të dala nga kjo drejtori ka pasur 7 ankimime në gjykatë. Nga këto a) 2 çështje ishin për vendime të marra në lidhje me procedura konkrete prokurimi, nga të cilat Gjykata për një ka lënë në fuqi vendimin e APP-së dhe për tjetrën ka marrë vendim për të rrëzuar vendimin e APP- së; b) 5 ankesa ishin kundër vendimeve të APP-së për përjashtimin e operatorëve ekonomikë nga pjesëmarrja në procedura prokurimi nga një deri në tre vjet.

Shifrat e vitit 2009

• Te APP janë paraqitur në total 1100 ankesa
• 498 ankesa kanë rezultuar të pavlefshme, për mosrespektim të shkallëve të ankimit, dhe/ose për paraqitje jo sipas formularit standard.
• 27 ankesa kanë rezultuar të pambështetura në ligj.
• për 67 ankesa është marrë vendim për modifikim të dokumenteve të tenderit.
• për 257 ankesa është dhënë vendim për anulim procedure.
• për 213 ankesa është mbyllur hetimi administrativ dhe është lejuar vazhdimi i procedurës së prokurimit.
• për 38 ankesa është vendosur rivlerësimi i procedurës së prokurimit.
• Në përfundim të hetimeve administrative, nga kjo drejtori janë vendosur gjoba si dhe janë propozuar masa ndaj personave përgjegjës në mbi 50% të rasteve.
• Nga hetimet administrative, për rastet në të cilat kanë përfunduar procedurat e prokurimit dhe janë lidhur kontratat, për 28 raste që i janë nënshtruar hetimit, kontratat kanë rezultuar absolutisht të pavlefshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›