Italia dhe Shqipëria: një miqësi 360 gradë
Franco Frattini
Italia dhe Shqipëria të ndara nga një vijë e shkurtër detare, janë tradicionalisht të bashkuara nga një miqësi e përforcuar edhe më tej vitet e fundit si në marrëdhëniet ndërmjet dy popujve ashtu edhe në nivel zyrtar, politik dhe ekonomik. Italia është pozicionuar fort tashmë si partneri i parë tregtar, investitori dhe donatori i parë i Shqipërisë.
Në frontin ekonomik, mbulojmë në fakt 33% të shkëmbimit të përgjithshëm të Shqipërisë me jashtë dhe janë me qindra ndërmarrjet italiane që i kanë zhvendosur në "Vendin e Shqiponjave" aktivitetet e tyre falë avantazheve që paraqet afërsia gjeografike, përhapja e gjuhës italiane si dhe performancat pozitive që ka treguar ekonomia shqiptare këto vitet e fundit. Në sektorin energjitik, në mënyrë të veçantë, grupe industriale italiane të madhësive të vogla dhe të mëdha, këto tre vitet e fundit kanë përmbyllur marrëveshje me Qeverinë për realizimin e projekteve në fushën e energjisë së rinovueshme me një vlerë prej rreth tre miliardë euro, duke konfirmuar kështu interesin e operatorëve tanë ekonomikë rreth potencialiteteve të këtij tregu.
Prania në Itali e një komuniteti shqiptar aq aktiv dhe të shumtë në numër saqë ka zënë vendin e parë ndër komunitetet që nuk bëjnë pjesë në BE dhe aftësia e tij për tu integruar është bërë me kalimin e kohës një burim i rëndësishëm për të dy vendet, si dhe baza e një raporti tejet të qëndrueshëm ndërmjet shoqërive civile. Mjaft të mendosh që më shumë se 20 mijë të rinj shqiptarë studiojnë në universitetet italiane. Një kapital njerëzor që hedh rrënjët e një raporti gjithnjë e më të afërt ndërmjet këtyre dy vendeve edhe në të ardhmen.
Angazhimi i madh ekonomik i ndërmarrë nga Italia nxitet nga arsye njerëzore, por diktohet edhe prej interesit të përbashkët për ta shndërruar rajonin adriatiko-ballkanik në një zonë stabiliteti dhe mundësish. Për këtë arsye vendosëm të rreshtohemi në krah të miqve shqiptarë në përforëcimin institucional dhe në rritjen socio-ekonomike, duke marrë përsipër një angazhim të jashtëzakonshëm që në vitet '90 të shekullit të kaluar mori formën e ndihmave emergjente dhe më pas, me ndryshimin e kërkesave të vendit, u shndërrua në ndërhyrje kryesisht strukturore dhe të përshtatshme për pjekurinë e kontekstit shqiptar.
Nga rënia e regjimit deri më sot, "dora e zgjatur" e Italisë është konkretizuar në një kontribut prej më shumë se një miliard euro, të cilit do t'i shtohet ne dyvjeçarin 2010-2012 një ndërhyrje tjetër prej 51 milion eurosh me të cilat Kooperacioni do të ndihmojë zhvillimin e Ndermarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të zonave rurale. Synimi është të ndihmohen miqtë shqiptarë për të zbutur diferencën e vazhdueshme ekonomike midis zonave urbane dhe atyre rurale pa lënë pas dore sektorin social, dhe në veçanti shëndetësinë dhe edukimin.
Në profilin politik, Italia ka qenë dhe mbetet përkrahësja kryesore e Shqipërisë në proçesin e saj drej afrimiit me BE-në dhe për liberalizimin e vizave. Vitin e kaluar kemi qenë nga përkrahësit më te bindur për hyrjen e Shqipërisë në NATO. Këtë e kemi bërë sepse vlerësojmë jo vetëm përmirësimet e brendshme te realizuara, por edhe rolin moderator dhe të ekuilibruar që ka patur Tirana në rrafshin rajonal. Me angazhimin e saj aktiv në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut të paligjshëm, Tirana ka treguar vullnetin dhe pjekurinë e saj për të patur një rol si gjeneruese stabiliteti per rajonin.
Italia, sikurse po thoja, ka treguar me fakte mbështetjen që i ka dhënë ndaj Shqipërisë në rrugën e saj për rritjen dhe aspiratat e saj evropiane. Ndihma e jashtme ka nevojë që të jetë e shoqëruar nga politika dinamike të drejta brenda vendit, dhe në veçanti në Parlament, përmes një dialogu politik të shëndetshëm dhe konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës që t'i japë vrull proçesit të reformave, themelore për rrugën drejt hyrjes në BE.
Për të nënvizuar veçantinë e lidhjes midis dy popujve dhe dy Vëndeve, Ambasada italiane në Tiranë, në bashkëpunim me subjekte publike dhe private italiane dhe shqiptare, ka vendosur të organizojë " Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi. Programi është shumë i pasur: nga marsi në qershor më shumë se 80 veprimtari në kalendar, nga kultura tek ekonomia, nga arsimi tek sporti dhe dialogu ndërmjet shoqërive civile, që mund të pasurohet edhe më tej prej krijimit të një Forumi dialogu italo - shqiptar.
Aktivitetet kulturore drejtuar publikut të gjerë, si ekspozita, koncerte dhe pasqyra kinematografike do të ndërthuren me momente reflektimi rreth asaj çka ka realizuar Italia deri më tani me Shqipërinë dhe mënyrës për të zgjidhur sfidat angazhuese të së ardhmes.
Ndër veprimtaritë më të rëndësishme, do të rekomandoja një edicion shqiptar të Fiera del Levante, një konferencë ndërkombëtare rreth Korridorit VIII si dhe një konferencë që do të synojë krijimin e lidhjeve të privilegjuara me administratën shqiptare të cilës do t'i adresohen fondet IPA.
Me qëllim që miqësia e thellë dhe uniteti i qëllimeve që na bashkon, partneriteti strategjik siç e përkufizojmë në zhargonin politik, të mos jetë vetëm një realitet i sotshëm por edhe i viteve që do të vijnë.
*Ministri i Jashtëm i Italisë.
Shkrim posaçërisht për gazetën “Panorama”