Tenderët fiktivë, si abuzohet me paratë e shtetit
Tenderi i fundit, i zhvilluar nga Komuna Udënisht për rikonstruksionin e zyrave të kësaj komune, është një rast klasik që tregon se si abuzohet me paratë e shtetit në tenderë fiktivë. Për një vit rresht, gazetarët e "Fiks Fare" kanë ndjekur historinë e këtij tenderi, që u finalizua më 26 korrik të këtij viti.
Në korrik të vitit të kaluar, gazetarët e "Fiks"-it konstatuan se në Udënisht po rikonstruktoheshin zyrat e komunës, pa u zhvilluar tenderi. Por, në momentin që gazetari i "Fiks"-it filloi të xhirojë, ka hasur në kundërshtimin me forcë të përfaqësuesve të firmës që po kryente punimet. Askush prej tyre nuk jepte përgjigje se për cilën firmë po punonin. Madje, shoferi i kryetarit të komunës, i prezantuar si përgjegjësi i firmës ndërtuese që ndiqte punimet, e largoi me forcë grupin e xhirimit nga komuna.
Një vit më parë, gazetari i "Fiks Fare" mori vesh emrin e firmës që do të fitonte tenderin një vit më pas, pra më 26 korrik 2008. "Infinit" ishte firma që po kryente rikonstruksionin e zyrave të Komunës së Udënishtit. Rreth një vit më pas, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, të datës 23 qershor 2008, gjetëm një njoftim për shpallje tenderi. Sipas këtij njoftimi zyrtar, Komuna Udënisht shpallte tenderin për rikonstruksionin e zyrave të saj. Fondi limit ishte 11285480 lekë, ndërsa afati i mbarimit të punimeve 6 muaj. Data e zhvillimit të tenderit ishte 26.07.2008, ora 08:00, ndërkohë që rikonstruksioni i zyrave kishte përfunduar dhe zyrat ishin përuruar.
"Fiks Fare" ndoqi hap pas hapi të gjithë procedurën e zhvillimit të tenderit. Më 26 korrik 2008, disa minuta para afatit të mbylljes së dorëzimit të dokumenteve, një numër i madh firmash ndërtimi ndodheshin në oborrin e komunës dhe prisnin të dorëzonin ofertat e tyre. Duke parë pjesëmarrjen e madhe në këtë tender, që mund të rrezikonte shpalljen fitues të firmës "Infinit", përfaqësuesit e kësaj të fundit i mblodhën përfaqësuesit e firmave të tjera në lokalin ngjitur me komunën. Me shkrim dore, përfaqësuesi i "Infinit" mori shënim emrat e të gjitha firmave të pranishme, për t‘u dhënë më pas shpërblimin kundrejt premtimit se nuk do të dorëzonin ofertat në tender. Të gjithë e kishin marrë vesh që tenderi ishte i fituar, pa u shpallur ende.
Këtë rast të rrallë të zhvillimit të tenderit, ku 42 firmat konkurruese tërhiqen nga dorëzimi i dokumenteve për tender dhe të gjitha pazaret për tërheqjen nga tenderi kundrejt shpërblimit të firmave konkurruese, e kanë filmuar gazetarët e "Fiks Fare". Gjithë këtë abuzim me fondet e shtetit, kryetari i Komunës së Udënishtit, Nexhmi Dokollari, e cilëson "risi në një pushtet që di të punojë dhe ka nocionin punë".
Deklarata
Kryetari i komunës Udënisht, Nexhmi Dokollari
Unë iu përgëzoj për gatishmërinë që ju tregoni se si janë bërë këto, ky objekt, i cili i shërben komunitetit, i shërben një zhvillimi të përcaktuar. Ne jemi larg kësaj pune. Kemi bërë një punë të përkryer, një punë që unë e mendoj të jetë shembull për të gjithë njerëzit që kanë kurajë për të punuar, për t‘i shërbyer të ardhmes, për të bërë më të mirën të mundshme, për të pasur në vizionin e vet atë alternativë që ne gjithmonë e kemi kënaqësi për ta parë. Ky rikonstruksion ka pasur si qëllim..., ne e quajmë risi në një pushtet që di të punojë dhe ka nocionin punë. Kjo është e prerë.
Biseda para zyrave të rikonstruktuara të komunës
Përfaqësuesi i një firme: T‘ia falim ne atij? Hajde të ikim të gjithë... të marrim makinat, të ikim.
Fiksi: Si është puna?
Përfaqësuesi i një firme: Si është puna? Puna është se është e ndërtuar.
Fiksi: Eshtë e ndërtuar?
Përfaqësuesi i një firme: Kot që kemi ardhur. Po pra. Edhe komuna, edhe personi të na kërkonin falje pse kemi ardhur dhe të thoshte: unë nuk ju përballoj dot kaq sa jeni, do më falni, edhe ikim.
Përfaqësues i një firme tjetër: Fol, ti, po të regjistron ajo.
Përfaqësuesi i një firme: Çfarë do të bëjmë o burrë i dheut?
(Përfaqësuesi e firmës "Infinit" harton në lokal listën e shpërblimeve për firmat konkurruese)
Futen në lokal:
Ime fol, pamë listën, pam pam këtu të gjithë, zotëri hallall, fola shumë edhe kaq...
Ju zotëri kush ishit?
Joel.
Avash, avash, me radhë.
Shelgi shpk.
A ka më, se mos thotë njeri...
Veç me shku preventivi për ju, është në rregull.
Fiksi: Albi shpk...
Po pse me dy zarfe?
Fiksi: Unë jam përfaqësuesja e firmës.
Në firmë, çfarë pune bën?
Fiksi: Po tenderi a është për zyrat e komunës?
Po, i ka bo me financat e veta për mos me e lënë komunën në atë gjendje.
Fiksi: D.m.th., je punonjës komune?
Punonjës komune po jo këtu, por në një komunë tjetër...
("Fiksi" del nga lokali dhe takohet me ca përfaqësues të tjerë firmash që marrin pjesë në tender)
Përfaqësuesi i një firme (8): Ku e di unë nga ikën andej...
Fiksi: Më fal, edhe ju në tender morët pjesë?
Përfaqësuesi i një firme (8): Po.
Fiksi: Po nga u shpërndanë këta?
Përfaqësuesi i një firme (8): Po diku këtu kanë vajtur. Po ku janë ata? Ku janë ata re, Sifi?
Fiksi: Çfarë firme jeni ju?
Përfaqësuesi i një firme (9): Ne, vëllezërit Hysa, nga Elbasani. Ju?
Fiksi: Nga Tirana.
Përfaqësuesi i një firme (8): Keni makinë?
Fiksi: Jo.
Përfaqësuesi i një firme (8): Po ik me këta deri aty ku do të merrni lekët, me këto të dy firmat, se edhe këta firma janë, mos ki merak.
(Firmat që kërkojnë shpërblimin kërkojnë të takojnë përfaqësuesit e firmës fituese për të marrë paratë)
Përfaqësuesi i një firme (1): Mirëmëngjesi. Nga jeni?
Fiksi: Nga Tirana.
Përfaqësuesi i një firme (1): Nga Tirana? Po ke ardh vetëm ti.
Fiksi: Jo me një mik timin nga Pogradeci, po ai ka një punë.
Përfaqësuesi i një firme (1): Në kthim po deshe hajde me ne, po deshe rri.
Fiksi: Jo në kthim jam prapë me atë, se është nga Pogradeci.
Përfaqësuesi i një firme (2): Unë nuk marr vesh reagimin.
Fiksi: Unë s‘po marr vesh se çfarë po bëhet.
Përfaqësuesi i një firme (1): Largimi mu s‘më... Po ku vajtën ata?
Fiksi: Unë s‘po marr vesh çfarë po bëhet, si u shpërndanë kështu?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po ik ore, t‘i turrem për 100 mijë lekë unë atyre.
Përfaqësuesi i një firme (2): Kthehu, o Sifi!
Përfaqësuesi i një firme (1): Po jo o ça do kthehem unë. Do gjejmë...
Përfaqësuesi i një firme (2): Nuk i gjemë dot ata.
Përfaqësuesi i një firme (1): Po do i gjejmë.
Përfaqësuesi i një firme (2): Unë të thashë më mirë të futësh zarfin atje dhe të mbledhësh mendjen.
Përfaqësuesi i një firme (1): O ti...
Përfaqësuesi i një firme (2): Se ai t‘na i fusi, se unë zarfin e Naunit e kam. I bim kot përqark ne.
Fiksi: Tani çfarë po bëjmë konkretisht?
Përfaqësuesi i një firme (1): Kanë ikur këtej.
Përfaqësuesi i një firme (2): Kanë ikur këtej me, këtej gjoja për të ndarë lekët. Kthehu këtu.
Fiksi: Po ku kanë ikur? Pse nuk i shpërndanë aty afër komunës, po duhet të ikin nëpër...?
Përfaqësuesi i një firme (1): Ça bahet kështu?
Fiksi: Më fal, tenderi a po bëhet pikërisht për ato zyrat e komunës? Ato sikur ndërtuar, sikur ishin rikonstruktuar?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po ishin ndërtuar.
Përfaqësuesi i një firme (2): Jo, sikur ishin.
Fiksi: Po kështu të paktën.
Përfaqësuesi i një firme (2): Sikur ishin do të thotë që e vë në dyshim.
Fiksi: Jo, me aq sa pashë unë aty, ishte çdo gjë e mbaruar me zyrat e komunës.
Përfaqësuesi i një firme (1): Jo, jo, zyrat janë të mbaruara,
Fiksi: Po pastaj, për çfarë po bëhet ky tender?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po çfarë tender, të marrë paret firmat.
Fiksi: E kush i ka ndërtuar ato?
Përfaqësuesi i një firme (1): Shih, shih, shih. Edhe këta çunat po vijnë përqark. Mos u fshehën ata, mos bënë ndonjë lojë
Përfaqësuesi i një firme (2): Po, për të larguar njerëzit.
Përfaqësuesi i një firme (1): Po ai porgadecari që rri në Tiranë, ai do... Po nuk luajnë dot ata, se ne do të ikim atje dhe do t‘u themi...
Përfaqësuesi i një firme (2): Atje zhvillohet tenderi dhe këta të tjerët kanë ikur për mua
Përfaqësuesi i një firme (1): Po nuk kanë ikur ata, ata rrezik kanë vajtur atje, te kompleksi
Përfaqësuesi i një firme (3): Po me çfarë kanë ikur ata?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po me makina ikën ata.
Përfaqësuesi i një firme (3): Me makina ikën? Po pse nuk shkuat deri atje ju?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po nuk shkuam se nuk deshi Kujtimi. Ti u ktheve edhe ne u kthyem. Ja fusim ne njëherë andej?
Përfaqësuesi i një firme (3): Ikni njëherë dhe më ço zile se mos lëvizim kot. Po gjej mo, nuk ke numër telefoni të atyre që ikën andej?
Përfaqësuesi i një firme (1): S‘kam të atyre çunave, po të atij Dullës nuk ke ti? Po të atij qerosit?
Përfaqësuesi i një firme (2): Dulla s‘është, Dulla iku.
Përfaqësuesi i një firme (1): Unë them. Ata kanë ikur te kompleksi edhe ata të Shkodrës ikën.
Përfaqësuesi i një firme (2): Ta marr një herë Dullën ta pyes ku jeni.
Përfaqësuesi i një firme (1): Merre një çikë Dullën.
Fiksi: Këta janë ata që janë për të konkurruar në tender?
Përfaqësuesi i një firme (1): Jo mos jo, ata që kanë ikur. Për të konkurruar s‘ka, ai ka çuar dy zarfa brenda... Ke kompleksi kanë ikur ata, nuk diskutohet.
Fiksi: Po si të ikim, tenderi është këtu te komuna.
Përfaqësuesi i një firme (1): Hajde, hajde!
Përfaqësuesi i një firme (2): Rri ti, si të duash.
Përfaqësuesi i një firme (1): Hajde Kujtim, hipni në makinë.
Fiksi: Dëgjo, po tenderi zhvillohet në komunë, pse duhet t‘u shkojmë mbrapa atyre.
Përfaqësuesi i një firme (1): Po qysh duhet ta bëjmë? Duhet të fusim zarf? Po s‘ka as burrni pastaj, as shpirt, se folëm, vetë e acaruan, vetë e qetësuan.
Fiksi: Ne duhet të rrimë para komunës, sepse po zhvillohet tenderi.
Përfaqësuesi i një firme (1): Moj gocë, ti ke të drejtë. Unë po të them. Ne bamë një kompromis...
Fiksi: Më fal, ngaqë unë erdha me vonesë dhe nuk e kapa situatën në kohë. Çfarë? Bëtë ndonjë kompromis ju?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po pra, do marrim ndonjë lek dhe do të ikim, kuptove?
Fiksi: Aaa! Sepse tenderin dihet se kush e fiton.
Përfaqësuesi i një firme (1): Po tenderi dihet, do e fitojë ai që e ka fituar, ai që e ka hëngër.
Përfaqësuesi i një firme (2): Deri sa qenka objekti i bërë moj gocë.
Fiksi: Po kush do na i japë këto lekët?
Përfaqësuesi i një firme (1): Po pikërisht kjo puna e lekëve thashë unë..
Përfaqësuesi i një firme (2): Atë po kërkojmë neve. Unë them të shkojmë te zyrat të fusim zarfat.
Përfaqësuesi i një firme (1): Jo, ke zyrat.
Përfaqësuesi i një firme (2): Po nuk bëhet kjo punë, nuk rri unë të ndjek njerëzit. Nuk kam ardhur unë të ndjek njerëzit.
Përfaqësuesi i një firme (1): Po nuk i fusim dot më zarfat ne dëgjove?
Përfaqësuesi i një firme (2): S‘kam ardh unë të ndjek.
Përfaqësuesi i një firme (1): Ka ik, ka ik puna. Nëse...
Fiksi: Lekët do na i japë ai që ka fituar tenderin.
Përfaqësuesi i një firme (1): Po. O Mitat, merr një çikë Ferdin ku është o burrë i dheut. Na u mçef... Ferdin, Ferdin tat, të më marri në telefon... Ore të më marri në telefon mua... Po në Pogradec jam unë, po ka rrëshqit, ka ik më përpara, të më marri në telefon... Po të më marri mua o burri i dheut, se më ka humb, dua ta takoj... Po, me makinë o burrë jam... Po e du ore... Ja këtu kanë zënë vend ata, këtu janë makinat. Për çfarë e do? Ndamë pesë lekë, po ata ikën me makinë më përpara dhe pyete ku kanë ndalu?... Ore po merre, ke Sifin mbrapa thuj, ku janë ato që ndajnë lekët, se unë s‘i kam marrë lekët.
Fiksi: Pasi të marrim lekët ne, pastaj do shkojmë të dorëzojmë zarfat atje?
Përfaqësuesi i një firme (1): Asnjë zarf moj, do ikim ne.
Fiksi: Po kush është kjo firma që e paska marrë?
Përfaqësuesi i një firme (1): Këtu, e Pogradecit.
Fiksi: Si quhet?
Përfaqësuesi i një firme (1): Kujtim quhet.
Përfaqësuesi i një firme (2): Sifi s‘ka gjë.
Përfaqësuesi i një firme (1): Ja, i ka marrë lekët ai çuni i atij dhe ka ik. (i bie tel.) Hë Miti? O Miti këtu përpara janë ata. Dulla këtej nga kompleksi doli. Dulla po vjen atje, po vjen atje...
Përfaqësuesi i një firme (2): Te cili kompleks re çun?
Përfaqësuesi i një firme (1): Diku këtu. Ja ore ku janë. Këtu qenkan.