E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Goli ofsajd, por do të fitojmë titullin

Zlatan Ibrahimoviç nuk e pranoi humbjen e Interit në derbin e së dielës dhe deklaroi se zikaltrit u ndëshkuan nga vendimet e gjyqtarit. Suedezi tha se goli ishte ofsajd, por këmbënguli se skuadra e Murinjos do ta fitojë titullin. "Bëmë gjithçka mirë, por nuk shënuam. Goli i tyre ishte në pozicion jashtë loje. Ne luajtëm më mirë, por Milani fitoi", tha ai. "Nuk ka shumë rëndësi, humbëm vetëm një ndeshje. Ky është vetëm fillimi, e nëse luajmë në këtë mënyrë do të fitojmë titullin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›