E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtari, falje për penalltinë

Boltoni do të marrë një kërkesë zyrtare për falje nga gjyqtari Rob Stajls, për penalltinë e akorduar në favor të Mançester Junajtid të shtunën. Sipas "Daily Mail", Stajls e kuptoi menjëherë se gaboi kur drejtoi dorën nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së Samuel ndaj Ronaldos. "Bilbili" donte të kërkonte ndjesë menjëherë pas ndeshjes, por ai nuk u lejua nga asistentët dhe superiorët në sektorin e gjyqtarëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›