Zidan kundër Federatës Franceze
Zinedin Zidan e ka akuzuar kreun e FFF-së, Zhan-Pierr Eskalet, si "frikacak", pasi ai vazhdon të mbajë në krye të përfaqësueses teknikun Rajmond Domenek. "Eskalet thotë se Franca e vitit 1998 kishte klane që ushtronin presion te trajneri, por kjo është skandaloze", deklaroi Zizu. "Ai hedh poshtë gjithçka që ne i dhamë kësaj skuadre. Por, në të vërtetë këto janë justifikime ku Eskalet mund të fshihet për konfirmimin e Domenekut te Franca".