Tenderi i Kerrabes na favorizoi kriza
TIRAN- Publikimi disa prej ofertave te kompanive pjesemarrese ne tenderin e tunelit te Kerrabes nxorri ne pah faktin se te gjitha ishin shume me te ulta se fondi limit i parashikuar nga qeveria. Madje ka prej kompanive qe marrin persiper ndertimin e tunelit edhe me gjysmen e parave te parashikuara.
Perpos faktit pozitiv se pavaresisht emrit te fituesit nga xhepi i perbashket i shqiptareve sic eshte buxheti i shtetit do te dalin me pak para per ndertimin e tunelit ajo qe ka bere pershtypje ndermjet eksperteve eshte diferenca e madhe midis parashikimeve te autoriteteve shqiptare dhe ofertes se kompanive pjesemarrese ne tender.
Qeveria kishte parashikuar nje fond limit prej rreth 15.4 miliarde leke per ndertimin e tunelit nderkohe qe ofertat e kompanive kane variuar nga 54 per qind deri ne 81 per qind te kesaj vlere. Pra ka prej tyre qe marrin persiper ndertimin e tunelit edhe me 8.5 miliarde leke nga minimumi 15.4 miliarde qe kishte parashikuar qeveria.
Perballe ketyre treguesve jo shume normal ne rastet e prokurimeve publike ka prej atyre te cilet jane esksperte te rrugeve qe e shohin problemin tek perllogaritjet e bera nga ana e autoritetit kontraktues ne rastin tone Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve dhe jo tek serioziteti i kompanise ofertuese. Ne kete rast organet pergjegjese nuk kane mundur te beje nje perllogaritje te sakte te kostos duke rrezikuar keshtu te shkojne dem miliarda leke nga buxheti i shtetit. Ka qene vetem gara midis kompanive qe ka ulur cmimin deri ne 8.5 miliarde leke.
Nga ana tjeter nje ish-funksionar i larte ne Ministrine e Transporteve gjate qeverisjes socialiste shpjegon se eshte prirja e kompanive per te dale qofte edhe me fitime minimale nga nje prokurim mjafton qe ta fitojne ate dhe te mos mbeten pa aktivitet. Per te bere perllogaritjen e kostos se pergjithme te nje rruge Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve merr te dhenat nga kompania qe ka bere projektin. Te gjitha punimet qe duhen bere per projektin perllogariten sipas tabeles se kostos se cmimeve te ndertimit qe miratohet cdo vit nga Qeveria.
Nje nder pikat ku mund te skualifikohen kompanite ka te beje me ofrimin e ofertave anomalisht te uleta. Ne keto raste autoriteti kontraktues therret kompanite dhe i kerkon qe te sqarojne oferten e tyre. Kompania duhet te jete bindese ne argumentet e saj duke i shpjeguar autoriteteve arsyet e ofrimit te nje shume te tille. E njejta gje po ndodh edhe ne tenderin per tunelin e Kerrabes. Mesohet se pasi ka marre ofertat autoritetet kane thirrur per shpjegime kompanite qe kane ofruar shumat me te ulta duke iu kerkuar atyre ti arsyetojne keto oferta.
Ne fund eshte vendosur qe pese kompani te vijojne garen. Ne start te dyja palet jane ne rregull me rregullat dhe procedurat. Kompania qe ofron oferten me te ulet dhe qe ia argumenton ate autoriteteve vijon garen. Ajo qe i tremben specialistet ka te beje me rregullimet qe mund te behen pas fillimit te punimeve shpenzime te cilat i shtohen projektit. Nje nder keto eksperienca eshte segmenti Rreshen-Kalimash. Nderkohe dy dite me pare ka perfunduar shqyrtimi i ofertave ekonomike te shtate kompanive qe ishin ne gare dhe vetem pese prej tyre kane mundur te vijojne. Kompanite qe vijojne garen jane Aktor AEG AK C.M.C Ravenna Kontruktor dhe Tubau.