Po kalbet sic e meriton
Historia se si Sali Berisha nuk shkeputet dot nga nje krim per te cilen viktimat jane te qarte per fajtorin eshte nje debat i madh. Historine e tragjedise se Gerdecit qe e prodhoi lidhja direkte e djalit te tij me biznesmenet arrogante qe vune fitimet para sigurise se punetoreve te tyre te varfer ka ndryshuar aq shume Sali Berishen sa mund te thuhet pa frike se shume nga vendimet e tij politike pas vitit 2008 shume nga sforcimet e tij ekstreme dhe shtremberimet e medha te demokracise i ka bere nen epshin e ketij makthi.
Tre vjet pas kesaj tragjedie kur te akuzuarit teknik jane te lire dhe pergjegjesit politike ende te paakuzuar dhe gjykuar Sali Berisha befas e rikthen vemendjen tek Gerdeci tek ai vend qe duket qe nuk e le te qete.
Aty ju vra baxhanaku i cili ishte punesuar nga djali i tij dhe ai e shmangu pergjegjesine duke i nderruar emrin dhe duke bere sikur nuk e kish njohur. Ju akuzua i biri se kish lobuar tek ministrat ne emer te tij duke i paraqitur dhe prova te forta sic ishte faksi i nisur ne adrese te tij tabulatet me Delijorgjin dhe Mediun hyrje- daljet ne zyren e Ministrit ne diten qe merreshin vendimet dhe shume detaje te tjera dhe ai i shmangu nga hetimi permes presionit mbi prokurorine.
Ju akuzua Ministri i Mbrojtjes i cili thjesht kishte ndihmuar nje biznes te djalit te tij dhe ai e shpetoi permes imunitetit per te cilin cirret se duhet hequr. I doli emri i shokut te ngushte te djalit si perfaqesues i kompanise amerikane dhe me gjithe fisin e tij te punesuar atje por nuk u ndalua dhe pse ka genjyer haptazi ne prokurori. Per tre vjet rresht nuk la gje pa bere qe krimi te mos hetohej dhe fajtoret reale te mos ndeshkoheshin. Dhe me ne fund ja arriti.
Tre vjet me pas ceshtja ka degraduar dhe fajtoret teknike jane ne shtepi. Pikerisht tani si nje maratonomak i botes se krimit ai na u shfaq dje thuajse i shtrire nga lodhja e kesaj rruge te gjate drejt mashtrimit e kesaj beteje te pashpirt me te verteten per te na thene Fitova. Kishte marr disa banore te fshatit Gerdec qe kane probleme gardhesh e tokash dhe ishte gati tu premtonte boten vetem nga fakti se ata ishin ne zyren e tij dhe e pranonin per zot.
Tek askush tjeter vecse tek nje njeri qe ka koshiencen e krimit te kryer nuk shfaqet ajo perulesi dhe hipokrizi ndaj viktimave sac shfaqej dje ne zyren e tij. Me nje kryetar bashkie ne mes si sekser qe shpreson te rizgjidhet duke i premtuar Berishes votat e Gerdecit kryeministri ishte i gatshem te thoshte dje Po per cdo lloj gjeje qe mund te kerkonin ata njerez te lodhur dhe te mjere qe su ka shkuar kurre ne mendje se kryeministri i ketij vendi do ishte aq i perulur para tyre.
Tani qe gjyqi degradoi tani qe njerezit qe mund te flasin per djalin e tij jane te sigurt dhe u eshte shperblyer heshtja ai ka nevoje ta mbylle doemos kete histori krimi me para. Njesoj sic parashikohet ne Kanun per raste te vecanta kur gjaku mund te blihet Berisha po insiston ta beje kete.
shte gati qe te anulloje ndonje tunel a rruge te premtuar eshte gati te lere pa rroga gjysmen e njerezve mjafton tu jape cfare duan ata banoreve te lodhur te fshatit te pergjakur dhe ne fund te thuhet se Berisha fitoi ne Gerdec. Edhe pasi thuhet kjo ai prape nuk qetesohet.
Prape ka nevoje qe dikush nga te vraret ta falenderoje prape ka nevoje qe dikush nga viktimat ti thote hallall gjakun prape ka nevoje qe dikush ti flase cdo dite tek veshi se skemi gjak ne Gerdec. Lidhja e tij me kete krim eshte bere patologjike pasi ai po merret dhe me detajet e pastrimit prej tij.
Perpiqet te dije hallet e tyre te femijeve te tyre kujt i duhet shkolle dhe kush do para kush do votoje dhe per ke do votoje. Merret perdite me ate si me askend tjeter pasi ka nje nevoje qe nuk e shpjegon dot per te qene i qete me historine. Nuk ka lene gje pa bere per tu pastruar. Ka pastruar provat ka blere heshtjen e aktoreve te tragjedise po blen hallet e njerezve atje ka blere dhe do bleje votat e tyre po prape nuk eshte i qete.
Dhe arsyeja eshte shume e thjeshte. Njerezit qe kalojne ne autostraden Tirane- Durres sa here kthejne koken nga Gerdeci thone me njeri- tjetrin kete e beri djali i tij. Dhe kete e thone dhe nese ato vila behen me te bukura se cishin dhe nese behen me te keqija sec ishin edhe nese njerezit aty ja shesin voten Berishes dhe nese nuk ja japin kurre.
Njerezit qe kalojne aty njesoj si me 15 mars te 2008 kur sapo plasi fabrika e lidhin ate vetem me nje emer dhe Sali Berisha nuk po e cben dot kete histori. Sa me shume te perpiqet te laje duart nga ajo histori aq here do ti shfaqet ne duar si Makbethit jo vetem njolla e gjakut te asaj masakre por gjithe makthet e tij te brendshme dhe beteja e tij tre vjecare per ta varrosur te verteten.
E pashe dje tek shpresonte aq shume se po bente paqe me ata njerez te mjere. Gezohet kot. Nuk e ka me ta betejen por me shpirtin e atyre qe nuk jane me dhe qe nuk ua blen dot se eshte lart ne qiell. Dhe natyrisht me njerezit normal te ketij vendi qe ecin me kembe ne toke dhe koke te kthyer nga vendi i krimit buze autostrades ne Gerdec per te nderuar vdekjen. Kjo gje po e vret dhe po e kalb para kohe. Sic e meriton.