E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite rriten sigurimet vullnetare

Numri i kontratave dhe te ardhurat e kompanive nga sigurimi vullnetar kane shenuar rritje gjate vitit 2010. Sigurimi vulletar perfshin mbrojtjen e prones nga demet qe mund te shkaktohen nga fenomenet natyrore apo edhe faktore te tjere jeten shendetin etj. Ne total tregu i sigurimeve vullnetare ka shenuar nje qarkullim vjetor prej rreth 4 miliarde leke.



Edhe pse ka nje ndryshim ne strukturen e tregut te sigurimeve per shkak te shtimit te te ardhurave nga sigurimet vullnetare specialistet shpjegojne se kjo nuk ka te beje me ndergjegjesimin e qytetareve per tu siguruar vullnetarisht por me detyrimin qe kane bankat per berjen e nje siguracioni jete ne rastet e kredimarrjes.


E njejta gje konfirmohet edhe ne raportin e AMF-se per vitin 2010. Sigurimi i jetes vazhdon te jete i lidhur ngushte me rritjen e nivelit te kredidhenies kryesisht per individe.


Ky fakt mbeshtetet dhe me analizimin e produktevce qe paten ndikimin kryesor ne rritjen e ketij tregu. Rreth 66 per qind e rritjes ka ardhur nga portofoli Jete Debitori - citohet ne raport. Ne keto raste nese kredimarresi humb jeten eshte banka ajo qe perfiton te ardhurat duke mbuluar keshtu koston e kredise se pashlyer.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›