Tenderi i patentave, blihen 100 mijë copë
Situata e pajisjes me patentë për drejtuesit e automjeteve është zhbllokuar falë tenderit për blerjen e tyre, nga ku u siguruan 100 mijë copë. Kontrata është lidhur me një shoqëri hungareze franceze, e cila ka sjellë një pjesë të mallit. Vlera për sigurimin e patentave arriti në rreth 400 mijë dollarë, fond ky i garantuar nga buxheti i vitit të kaluar. Ky tender ishte parashikuar që të zhvillohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor-DPSHTRR që në vitin 2007, por vonesat e shkaktuara për arsye teknike, sollën pezullimin e furnizimit me patenta të drejtueseve të rinj të automjeteve, si edhe të atyre që kërkojnë rinovimin e tyre. Kreu i DPSHTRR-së, Kreshnik Gozho, tha për gazetën "Shqip" se situata pritet të normalizohet dhe së shpejti do të nisë shpërndarja e patentave. Por, për të mos krijuar sërish këtë situatë, kjo drejtori është duke përgatitur që tani zhvillimin e një tenderi tjetër për blerjen e patentave, me fonde të buxhetit 2008. "Tenderi do të zhvillohet më 15 maj 2008, shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar, në mënyrë që të mos krijohen vonesa si me tenderin për patentat e vitit 2007. Me një vlerë prej rreth 400 mijë dollarësh, parashikohet sigurimi i 100 mijë copave prokat (leje Drejtimi)", tha Gozho.
Marrja e patentës
Dështimi radhazi i tenderit për blerjen e kartonit të patentës krijoi një gjendje paniku te drejtuesit e rinj të automjeteve, të cilët kishin zhvilluar një kurs për pajisjen e lejes, kundrejt një pagese. Shërbimi i marrjes së lejes për drejtimin e automjetit kushton zakonisht 35 mijë lekë, nga të cilat, 10 mijë lekë nevojiten për kartonin, patentën. Këtë shumë, drejtuesit e automjeteve ia dorëzojnë shtetit, rasti konkret Ministrisë së Transporteve. Vlerësohet se tregu i marrjes së patentës nga autoshkollat qarkullon në vit rreth 4 milionë dollarë, pa përfshirë shërbimet e tjera.