E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi i uniformave, i kompromentuar dhe i paragjykuar

Denis Dedej

Skandali i tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit thellohet gjithnjë e më shumë. Në vijim të denoncimit që është bërë nga gazeta Shekulli dhe dokumenteve të reja të gjetura mbi këtë çështje të çojnë në përfundimin se tenderi teknikisht është i kompromentuar dhe i paragjykuar. Bëhet fjalë për tenderi 1.885.505.216 lekë pa TVSH (2.266.260.625 lekë me TVSH) i datës 23.05.2011 me objekt blerje uniforma për policinë e shtetit, nga autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Në një prej kritereve për të qenë pjesë e garës për tenderin ishte dhe kërkesa që ofertuesit të paraqesin sëbashku me ofertat nga një mostër fizike për objektet për të cilat ka nevojë Ministria e Brendshme, të cilat parashikohen në 10 pika. Nëse ky kriter i veçantë i kualifikimit nuk do të plotësohej atëherë firma që do të merrte pjesë përjashtohet. Gjithashtu është kërkuar që për rezultatet e lëndës së parë që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve të lartpërmendura me specifikimet teknike, janë kërkuar analiza e treguesve fizike, mekanike dhe kimike, të kryer nga laboratorë të akredituar.

Duke qenë uniforma e Policisë së Shtetit dhe çdo element përbërës i tyre si emblema, stemat, gradat, shenjat, etj., nuk gjenden në tregun e lirë, por janë specifike me destinacion për tu përdorur nga punonjësit e policisë, ndaj janë kërkuar dhe mostrat. Në procedurën e tenderit të datës 23.05.2011 me objekt Blerjet uniforma për policinë në vlerën 1.885.505.216 lekë, nuk u paraqitën mostrat fizike për të gjitha modelet sipas llojeve të uniformës të përcaktuara për blerje në dokumentet standarde të tenderit. Çdo kompani pjesëmarrëse duhej që të paraqiste 101 artikuj objekte te uniformës dhe elementeve përbërës. Moszbatimi i këtij kriteri të veçantë kualifikues dhe shmangia në këtë mënyrë të konkurrimit mbi demonstrimin e objekteve nga operatorët pjesëmarrës ka sjellë dhe komprometimin teknik të tenderit, pasi asnjë prej firmave pjesëmarrëse nuk kishte të paraqitur mostrën e mallit që Ministria e Brendshme kishte nevojë. Sipas dokumenteve standarde të tenderit, në pikën 2 të saj, ofertuesit i është kërkuar të paraqesë sëbashku me ofertat mostra vetëm për 8 modele të uniformës dhe mostra lëndë të parë tekstile dhe lëkure për prodhimin e tyre.

Në procedure e tenderit të datës 23.05.2011 u paraqitën mostrat e modeleve të Kostum Ceremonial për meshkuj të kompletuar me disa objekt . Kapitulli I , Uniforma Ceremoniale (nga kjo uniformë nuk u paraqitën mostrat e modeleve si kostum ceremonial për femra, rrip për uniformë ceremoniale, këmishë burrash e grash të bardha, kravatë blu, këpucë gjysma burrash e grash llustrafine) dhe 7 (shtatë) mostrave për modelet si kostum policie, këpucë gjysma dimërore, këpucë gjysma verore, këpucë me qafa stërvitje, këmishë me mëngë të gjata dhe xhup operacional. Pra, nga 101 objekte dhe elementëve përbërës të uniformës ofertuesit nuk kanë paraqitur mostrat e modeleve për 86 objekte të uniformës dhe elementëve përbërës të tyre. Pjesa kryesore e të kompletimit te uniformes, si stemat sipas shërbimeve të policisë, shenjat etj., gjithashtu nuk u paraqitën nga firmat pjesëmarrëse. Si rezultat i mosparaqitjes të mostrave fizike të modeleve të objekteve të uniformës së policisë të sipërpërmendur, ka sjellë dhe shmangjen e kryerjen e analizave për treguesit fizikë- mekanikë- kimikë të lëndës së parë tekstile, lëkurë të përpunuar etj,.

Nga të dhënat e siguruara përmes dokumenteve dhe kritereve të tenderit, vërehet se mungesa e mostrave ka sjellë shmangien e analiza organo-leptike, i cili është një rast i rrallë në historinë e prokurimeve publike dhe që shton dyshimet për komprometimin teknik të tenderit.

Analizat

Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si rezultat të mosparaqitjes të mostrave fizike të modeleve të objekteve të uniformës së policisë të sipërpërmendur, ka shmangur dhe kryerjen e analizave për treguesit fizikë- mekanikë- kimikë të lëndës së parë tekstile, lëkurë të përpunuar, etj,. Moszbatimi i kësaj pike ndiqet me ligj.

Mosparaqitja

Në procedurën e tenderit të datës 23.05.2011 me objekt: Blerjet uniforma për policinë në vlerën 1.885.505.216 lekë, nuk u paraqitën mostrat fizike për të gjitha modelet sipas llojeve të uniformës, stemave, gradave, shenjave, etj., të përcaktuara për blerje në dokumentet standarde të tenderit, gjithsej 101 artikuj të uniformës dhe elementeve përbërës.

Diskriminohen kompanitë mbi tenderin e uniformave

Krahas komprometimit të tenderit mbi uniformat e Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka diskriminuar kompanitë pjesëmarrëse. Megjithëse në vitin 2006 është parashikuar një nen për këtë çështje, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk e ka marrë parasysh. Në Rregulloren e Përgjithshme të Prokurimit, në nenin 20 të saj që flet për mosdiskriminimin, thuhet se autoritet kontraktore duhet të shmangin çdo kriter, kërkesë apo procedurë, që lidhet me kualifikimin e operatorëve ekonomikë, që përbën diskriminim ndaj ose midis furnizuesve apo kontraktorëve ndaj kategorive të tyre. Kjo dispozitë nuk është zbatuar dhe për më tepër janë vendosur disa kritere të cilat nuk përmbushen nga kompanitë shqiptare dhe që nxisin falsifikimin e dokumenteve. Dokumentet e tenderit të uniformave përcaktojnë se ofertuesit duhet që të kenë në stafin drejtues dhe teknik, inxhinierë tekstil, teknolog konfeksionimi, modelist, specialist prerje dhe qepje. Krahas kësaj kërkohet që ofertuesi të paraqesë CV e stafit teknik dhe drejtues, sëbashku me fotokopje të dëshmive të aftësive profesionale të tyre dhe këto punonjës duhet të jene pjesë e stafit ose të kontraktuar nga ofertuesi konform zgjidhjeve ligjore. Gjithashtu kërkohet që numri mesatar mujor i fuqisë punëtore i realizuar për tre vitet e fundit 2008, 2009 dhe 2010 të jete jo më pak se 180 punonjës. Nga kërkimet e bëra për të gjetur një kompani që të përmbushë këto standarde është e vështirë që të gjesh një firmë vendase me veprimtari Prodhim konfeksione që të zotërojë 80 punëtorë ose më shumë dhe të ketë stafin drejtues teknik prej 5 vetë, aq më tepër inxhinier tekstili. Ndërsa operatorët ekonomikë konkurrojnë për objekte të gatshme të uniformave të policisë dhe janë prodhues konfeksionesh, nuk prodhojnë lëndë të parë tekstile, por e siguron atë sipas përcaktimeve të dhëna në specifikimet teknike, pra nuk ka pse duhet të ketë inxhinier tekstili. Krahas këtyre nëpunësve, i shtohen dhe teknologë konfeksionimi, modelist, specialist prerje e qepje, pra 5 vetë. Sipas llogarive të thjeshta matematikore, për tiu përshtatur kushteve të tenderit kompanitë duhet të kenë më shumë specialistë se sa punëtorë. Në këto kushte mbetet që operatoret ekonomikë vendas të gënjejnë veten dhe të paraqesin dokumente të rreme e kontrata fiktive për stafin drejtues teknik në tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit.

 

 

Çudia e radhës, standarde ISO për uniformat e policisë

 Numri i madh i kërkesave të Ministrisë së Brendshme për kompanitë që do të bëhen pjesë e tenderit për uniformat ka sjellë dhe një çoroditje mbi përkufizimin që përdoret dhe atë që kërkohet. Në dokumentet e tenderit kërkohet që ofertuesi të jetë i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtarë ISO për prodhim sipas objektit të prokurimit. Certifikimi i kompanisë do të provohet me dorëzimin e certifikatës ISO si pjesë e kapaciteteve të tij. Për këtë çështje nuk ka bazë ligjore që ky standard të vendoset si kriter i veçantë për kualifikimin e operatorëve ekonomikë, pasi nuk ka lidhje me kë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›