E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi për shitjen e Albpetrol, në garë të “mëdhenjtë”

Bashkë me shitjen e kësaj kompanie, fituesit do të mund të kenë edhe ekskluzivitetin e nxjerrjes së naftës dhe gazit në të gjithë zonën ku shtrihet kompanie.

Agjencia “Reuters” shkruan se “Albpetrolit”, i janë dhënë dy licenca për transportimin dhe shpërndarjen e gazit, vendim i cili është marrë këto ditë, dhe që synonte të rriste vlerën e kompanisë. Dy licencat e dhëna, kanë një kohëzgjatje prej 30 vitesh, teksa pronari i ri i kësaj kompanie strategjike do të ketë nën zotërim 100% të aksioneve.

 Gjithashtu, fituesi i ri do të ketë të drejtën për 25 vite e ardhshme, ku përfshihet edhe transmetimi i gazit dhe shpërndarjes së tij në Shqipëri, nëse vendi ynë përfshihet nga transporti ndërkombëtar i gazit, TAP. Për kompaninë, deri tani kanë shprehur interes dy kompani të mëdha amerikane, një ruse dhe një kineze, por në listë janë edhe 16 kompani të tjera. Midis kompanive të njohura botërore është “Gazpromi” rus, ndërsa kompani të tjera janë  "Apic Petroleum", "Silkroadequity", "Çalik Energy', "Tiway Oil", "TripleFiveInternational", "Petromanas", "Bankers Petrolium", "GPRO Group", "Yildizlar", "BrackKappaAlbania", "ZG Projekt", "Sahara India Pariwar", "Kurum", "Ecolog International", "Israeli Investment Group", "Transoil Group", "Thompson Global" dhe "Bright Oil Petroleum". /Start/

                                                                                             2012-09-07 09:10
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›