E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet më tej inflacioni, në gusht arrin në 2.8 për qind

Gazeta Shqip

Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënoi një rritje të mëtejshme në muajin gusht, veçanërisht si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve si dhe e çmimit të ujit, të karburanteve dhe të policave të sigurimit të makinave, bën të ditur Instituti i Statistikave. Në krahasim me korrikun, kostoja e jetesës së shqiptarëve u shtrenjtua me 0.4 për qind. Indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shënoi një rritje prej 0.8 përqind.  Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 3.7 përqind vërehet në nëngrupin  zarzavate përfshirë patatet. Këtu mund të  përmendim rritjen e  çmimit të bishtajave me 12.5 përqind, kastravecave me 11.3 përqind, domateve me 3.8 përqind, specave me 2.1 përqind,  etj. Indeksi i nëgrupit fruta. shënoi një rritje prej 1.1 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të kivit me 16.9, limonave me 15.4 përqind, portokalleve me 10.0 përqind, dardhëve me 4.2 përqind, etj, si edhe uljen e çmimit të shalqinit me 16.0 përqind, rrushit me 11.2 përqind, kumbullave me 7.3 përqind, etj.  Çmimet kanë shënuar rritje edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupin fruta me 1.1 përqind, nëngrupin qumësht djath e vezë me 1.4 përqind, sheqer e ëmbëlsira me 0.4 përqind, etj.

Indeksi i grupit Veshje dhe këpucë ka shënuar një ulje prej 0.8 përqind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të veshjeve për gra me 1.7 përqind, veshjeve për fëmijë me 1.6 përqind, këpucëve për gra me 0.6 përqind etj. Grupi i veshjeve ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë viteve të fundit, kryesisht si pasojë e kërkesës shumë të dobët nga qeveria.

Indeksi i grupit Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji shënoi një rritje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i lëndëve djegëse shënoi një rritje prej 0.2 përqind.

Indeksi i grupit Transporti ka shënuar një rritje prej 0.6 përqind. Gjatë muajit Gusht çmimi i naftës shënoi një rritje prej 2.6 përqind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.6 përqind.

Indeksi i grupit Argëtim dhe kulturë ka shënuar një rritje prej 0.4 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve për shërbimet e argëtimit me 1.9 përqind.

6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rritet më tej inflacioni, në gusht arrin në 2.8 për qind burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›