Tendoset situate në Tajlandë
Në Tajlandë është përshkallëzuar gjendja, pas protestave disa javore paqësore kundër qeverisë.
Gjatë përleshjeve të dhunshme mes demonstruesve këmishëkuq dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin Bankgkok janë vrarë të paktën 19 persona dhe janë plagosur rreth 825 të tjerë.
Pas përleshjeve që zgjatën me orë të tëra, ushtria është tërhequr të shtunën në mbrëmje nga rruga dhe u ka ofruar demonstruesve një armëpushim.
Këmishëkuqtë kanë kërkuar ndërhyrjen e mbretit Bhumibol me qëllim të ndërprerjes së gjakderdhjes.
Mbreti vlerësohet në Tajlandën e përçarë politikisht si institucioni i vetëm që mund të ndikojë në ndërprerjen e konflikteve. SHBA-ja u ka bërë thirrje palëve për maturi.
Këmishëkuqtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vejjajiva dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.
Shumica prej tyre janë ithtarë të ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, të rrëzuar në vitin 2006.
Ata kritikojnë kryeministrin Abhisit se po mbështetet nga ushtria dhe se po angazhohet vetëm për interesat e elitës në vend.