Humbi jetën presidenti i Polonisë, Lech Kaczinsky

Një aeroplan i tipit ''Tupolev 154'', në bordin e të cilit ndodhej presidenti polak, Lech Kaczynski dhe bashkëshortja e tij, është rrëzuar gjate uljes në aeroportin rus Smolensk. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Piotr Paszkowski, theksoi se aeroplani u përplas me disa pemë, u rrëzua dhe u kaplua nga flaka.
Sipas agjencisë së lajmeve Itar Tass, që citoi Zyrën e Mbrojtjes Civile ruse dhe guvernatorin e qytetit Smolensk, ku edhe ndodhi aksidenti, asnjë nga 132 udhëtarët, të cilët ndodheshin në aeroplan, nuk ka mbijetuar.
Paszkowski konfirmoi edhe zyrtarisht vdekjen e presidentit polak.
Aeroplani po e transportonte Kaczinskyn në Rusi, ku do të merrte pjesë në një ceremoni për të përkujtuar të vrarët gjatë Luftës së Dytë Botërore në qytetin Katin.
Sipas medieve ruse, në zonën e uljes së aeroplanit ishte mjegull e dendur. Aeroplani ka prekur majat e pemëve para se të përplasej në tokë.
Në bordin e aeroplanit ndodhej edhe zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Andrzej Kremer.
Në aeroplan ishin edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Polonisë, Frantiszek Gagor, guvernatori i Bankës Qendrore, anëtarë të ndryshëm të kabinetit presidencial, ish presidenti Ryszard Kaczorowski, disa deputetë, kandidati konservator për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Przemyslaw Gosiewski, si dhe peshkopi i ushtrisë. Në aeroplan nuk ka qenë i pranishëm kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili ka urdhëruar mbledhjen urgjente të qeverisë në Varshavë.
Në fillim u raportua se në bord ishte dhe vëllai binjak i presidentit Kaczynsky, ish-kryeministri Jaroslaw Kaczynsky. Por, ministri i Jashtëm polak la të nënkuptojë të kundërtën. “Ishte detyra ime e hidhur”, ka thënë ministri Smolensk ,“për të informuar për tragjedinë kryeministrin Donald Tusk, presidentin e parlamentit Bronislaw Komorowskin dhe Jaroslaw Kaczynskyn, vëllanë binjak të presidentit të vdekur”. Kryeministri Tusk, ka saktësuar Sikorski, "ka qarë” kur mësoi lajmin.
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka ngritur një komisioni hetimor mbi aksidentin tragjik ajror që ndodhi sot në aeroportin Smolensk, në perëndim të Rusisë. Medvedev ka emëruar kryeministrin Vladimir Putin në krye të këtij komisioni. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar ministri i Mbrojtjes Civile ruse.
Sipas televizionit rus, kulla e kontrollit ajror në aeroportin ushtarak të Smolenskut e kishte këshilluar pilotin e avionit, në bordin e të cilit gjendej presidenti polak, Kaczynski, të mos tentonte uljen e aeroplanit presidencial polak, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Zona e aeroportit ishte e mbuluar nga një mjegull e dendur dhe rrjedhimisht autoritetet e aeroportit në Smolensk kishin këshilluar që aeroplani t'i drejtohej aeroportit të Minskut, Bjellorusi. Por, piloti nuk e ka marrë në konsideratë paralajmërimin e kullës së kontrollit dhe ka bërë tri përpjekje për ta ulur avionin, të cilat kanë dështuar. ''Përpjekja e katërt ishte fatale'', sipas medieve ruse, që njoftuan se pjesët e avionit ishin shpërndarë në një rreze shumë të gjerë në një zonë moçalore.
Pas aksidentit, funksionin e presidentit të Polonisë e ka marrë përsipër kryetari i parlamentit, Bronislaw Komorowski, në përputhje me kushtetutën e Polonisë.
(AFP)