Hungarezët po votojnë për parlamentin e ri
Rreth 8,3 milionë zgjedhës hungarezë me të drejtë vote, filluan të votojnë sot në mëngjes për të zgjedhur deputetët në parlamentin kombëtar.
Rreth 11 000 qendra votimi pritet të mbyllen në orën 19:00 (17:00 GMT) dhe rezultatet e para të pjesshme të këtij turi të zgjedhjeve legjislative do të jenë gati dy orë pas përfundimit të votimit.
Të gjitha sondazhet parashikojnë një fitore bindëse të opozitës së djathtë të partisë Fidesz, e drejtuar nga ish-kryeministri Viktor Orban, pas tetë vjetësh të qeverisjes së socialistëve.
Pritet që në këto zgjedhje një rezultat të mirë do të shënojë edhe partia e ekstremit të djathtë, Jobbik dhe në përgjithësi pritet një forcim i së djathtës hungareze pas këtyre zgjedhjeve.