E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teng Xiaoping (1904-1997)

Nga ENZO BIAGI

Një ditë të vitit 1957, duke biseduar me Nikita Hrushovin, Mao Ce Duni i tha: “E sheh atë shtatshkurtrin atje? Ka një inteligjencë eprore dhe një të ardhme të madhe për veten”.

Por në kohën e famëkeqes “banda e të katërtëve”, shtatshkurtri dhe energjiku Deng Xiaoping u trajtua si të ishte një vjedhës xhepash; i famshmi Chen Po-ta me litar në fyt; shkrimtari Lao She, i dëshpëruar i dha fund jetës. Ndërkaq, pianistit Liu Shin-kun, fitues i Çmimit Liszt në Budapest dhe atij Çajkovski në Moskë, edhe pse e kishte vjehrrin mareshal të Republikës, ia lidhën duart dhe kaloi gjashtë vjet në burg. Një këngëtare e famshme, Chang Xhen, si shkak i keqtrajtimeve humbi zërin; drejtori i Konservatorit i kaloi dhjetë vjet midis orizoreve dhe riedukimit.

Deng thoshte me kënaqësi: “Jetova më shumë se Mao”. Dhe me çfarë guximi: tri herë është flakur tej dhe po tri herë është ringritur në këmbë! Nuk kishte iluzione: “Për një grua jo të bukur, - thoshte, - është e kotë të shtihet sikur është e bukur”.

Gjatë një udhëtimi në Tokio po vëzhgonte pa ndalë zinxhirin e montimit të së sipërautomatizuarës “Datsun” dhe mandej, para se të largohej prej aty, tha: “Më në fund po e kuptoj se çfarë është progresi. Një punëtor i juaji prodhon mbrenda një viti të vetëm nëntëdhjetekatër automobila; te ne është shumë, nëse arrin të prodhojë vetëm një”.

Ai kishte lënë nga mbrapa një trashigimi të rëndë.”

* Ka thënë: “Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka maçoku, mjafton që të gjuajë minj.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›