E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha, një magjistar shqiptar goli te Interi



Dash Frashëri

Interi fiton 2-1 kundër Arsenalit. Një ndeshje ku përballë janë dy talente genuine 16-vjeçarë shqiptarë kundër njëri-tjetrit. I pari, Fabio Hoxha mbron ngjyrat zikaltër. I dyti, Alban Bunjaku, ato të kuqebardhëve londinezë.
Dy djem që po spikasin në një turne ndërkombëtar të moshës së tyre (Turneu “Ferroli” në San Bonifacio të Veronës), në të cilën marrin pjesë 12 skuadra, 9 italiane, 2 angleze e 1 spanjolle: midis tyre Interi, Milani, Juventusi, Torino, Arsenali, Çelsi dhe Reali i Madridit.
Golashënuesi më i mirë i Interit (19 gola) dhe kampioni i Italisë në kampionatin “Alievi Nacionali”, 15-vjeçari Fabio Hoxha (mbush 16, më 7 maj), është dhe zbulimi më i madh i edicionit të 20-të të këtij turneu prestigjioz në vendin fqinjë.
Shifrat flasin qartë për të: katër gola në tre takime, por aq sa Raul de Tomas i Realit të Madridit, por ky i fundit ka shënuar kundër skuadrave relativisht më të dobëta.
Statistikat e talentit shqiptar të pëlqyer edhe nga vetë “Special One”, Hoze Murinjo: Inter-Torino 1-0, golin i vetëm i takimit mban firmën e Fabios Hoxhës; Kievo-Inter 0-3, një gol i Fabios; Inter-Arsenal 2-1, dy gola të durrsakut të vogël, në dejet e të cilit rrjedh i njëjti gjak, si dhe ai Ilir Përnaskës së madh, magjistarit të Dinamos.
Goli i dytë i Hoxhës kundër Arsenalit (kampionit në fuqi të turneut) ishte nga një supergoditje prej 25 metrash, rrjetë që fitoi admirimin e një numri të madh skauterish nga Spanja e Anglia, të cilët i shfrytëzojnë në maksimum këto lloj turnesh për të “peshkuar” talentet më premtuese.
Sipas menaxherëve të agjencisë menaxheriale “Vata Vision Football Menagement”, Rudi Vata e Mario Cenolli, skautër britanikë kanë kërkuar nga ara informacione shtesë në lidhje me Hoxhën, i cili tërhoqi vëmendjen maksimale të “spiunëve” të Çelsit e Arsenalit (që kanë dhe ekipet e tyre në këtë turne).
Hoxha është një mesfushor i shpejtë dhe spektakolar me teknikë të madhe, që di të ndërfutet mirë dhe për tepër një njohës i mirë i portës. Katër golat e tij ishin njëri më i bukur se tjetri.
Alban Bunjaku i Arsenalit është një tjetër emër i bukur i “topçinjve” U-15. I “blerë” në moshën 9-vjeçare nga londinezët, Bunjaku po rritet në Akademinë e Arsenalit dhe është një mesfushor krijues, por mund të luajë shumë mirë edhe si një sulmues i dytë.

Golat e Fabio Hoxhës
Inter-Torino 1–0 (1 gol)
Kievo-Inter 0–3 (1 gol)
Inter-Arsenal 2–1 (2 gola)

Golashënuesit e turneut
4 gola : Raul De Tomas (Real Madrid), Hoxha (Inter)
2 gola: Bonicelli (Milan), Lombardi (Milan), Sergio Martinez (Real Madrid), Moreno Diego (Real Madrid), etj.

4 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›