E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bar Refaeli, e dashura e Leonardo Di Kaprios, modeluese bikinish



Prej kohësh njihet si e dashura e aktorit të famshëm Leonardo Di Kaprio dhe është 23 vjeçe. Është e bukur, elegante dhe mjaft e talentuar. Modelja izraelite Bar Rafaeli, përveçse e bukur ka provuar të jetë edhe dizenjatore bikinish. E para që ka pasur fatin ti provojë ka qenë ajo vetë, në një shërbim fotografik për faqet e revistës “Sports Illustrated”. Tashmë modelja duket e bindur për talentin e saj, duke kërkuar edhe akses për të tjera modele të cilat do të shfaqen nën logon “Hurley”. “Modelet e mia janë shumë tërheqëse. Kjo për faktin se jam e apasionuar pas bikinit të zeza. Gjithmonë kam pretenduar të vesh një kostum të tillë joshës dhe e bëra realitet ëndrrën time. Nuk kam mundur kurrë të gjeja bikinin perfekt, deri në këtë moment”,- është shprehur për revistën modelja bukuroshe. Në këtë shërbim fotografik, bie në sy trupi i saj elegant dhe harmonia e plotë me fytyrën plot dritë. Bikinit e modeluara nga Bar Rafaeli do të kushtojnë 120 dollarë amerikanë dhe çdokush që pretendon se ka një trup perfekt si të sajin i mbetet veçse të diskutojë për çmimin. Rafaeli ka lindur në vitin 1985 në Izrael dhe ka filluar karrierën e saj si modele qëkur ka qenë 8-muajshe me një publicitet produktesh për fëmijë. Ajo ka pozuar për kopertinat e revistave “ELLE” (Francë), “Maxim” dhe “GQ” (Itali). Në vitin 2007 debutoi për revistën “Sports Illustrated Sëimsuit” duke u bërë femra e parë izraelite që shfaqej në një revistë mode. Është një nga modelet më të njohura në botë dhe ka një lidhje sentimentale me aktorin Leonardo Di Kaprio që në vitin 2005 me të cilin u njoh në Las Vegas.

4 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›