Victoria Beckham “tronditet” pas problemeve të aeroplanit

Londër, 9 gusht – Victoria Beckham ka përjetuar një makth të vërtetë mbi Atlantik, kur aeroplani me të cilin udhëtonte për në Los Angeles u kthye në Londër. Victoria po kthehej në shtëpi te burri David dhe tre fëmijët, kur kapiteni, pas një ore të kaluar në ajër, njoftoi kthimin në Londër për shkak të problemeve teknike në aeroplan.
“Ky moment ishte shumë i vështirë për të, pasi ishte vetëm. Ishte e nervozuar, pasi që aeroplanit iu nevojit një kohë për të ateruar sigurt në aeroportin Heathrow”, deklaroi për Daily Mirror një dëshmitar. Me gjithë dramën e përjetuar në aeroplan, ish-ylli i Spice Girls hipi në fluturimin tjetër, me të cilin arriti mirë në Los Angeles.