E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension i larte ne Laprake. Kordone me police para KZAZ-se

Perplasja Incident ne oret e vona te nates. Basha shperndan sms Jemi shume prane fitores

Qetesia e brishte e numerimit te zvarritur ne Tirane me rezultat te ngushte mes kandidaturave te Lulzim Bashes dhe Edi Rames mori tone tensionimi dje ne oren 2200. Kjo ndodhi ne njesine bashkiake numer 11 ne kryeqytet ne Komisionin Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve numer 55 ne zonen e Laprakes ne nje moment kur per tu numeruar ne kete zone mbeteshin nente kuti. Shqetesimin per kete ceshtje e ngriti fillimisht deputeti i Partise Socialiste Fatmir Toci i cili ne nje lidhje direkte me studion e televizionit Top Channel deklaroi se ai dhe deputete te tjere te PS-se nuk ishin lejuar te hynin ne kete KZAZ madje ishin shtyre nga policia dhe kur gjendeshin ne rruge. Pretendimin e tij Toci e mbeshteti edhe me faktin se ne kete njesi ishin rreth 110 police jashte qendres dhe madje nje pjese e tyre ne kundershtim me Kodin Zgjedhor ishin futur brenda zones se numerimit. Procesi ska pasur probleme deri tani kur ne kete KZAZ Basha ska shkuar as ne dymije vota mbi Ramen. Por tashme nisi tensionimi se ministra dhe deputete te PD-se i kane premtuar shefit se aty do te dalin me pese mije vota para. Sapo u erresua 110 police erdhen ketu dhe nisen te benin terror te njerezit perreth duke i shtyre te largoheshin pa pasur asnje lidhje akuzoi Toci. Por i pyetur per pranine e policise brenda ambienteve te numerimit kryetari demokrat i KZAZ-se 55 deklaroi se keto ishin vetem pretendime te Partise Socialiste sepse ne fakt ne ate njesi nuk kishte ndodhur asnje levizje e dyshimte dhe se asnje deputet i majte apo i djathte apo dhe polic nuk kishte hyre ne pjesen ku numeroheshin votat dhe ku qendronin vetem numeruesit. Nga ana tjeter forcen e shtuar te trupave te policise shefi i Komisariatit nr. 3 e konsideroi si te krijuar per shkak te nderrimit te turneve te policise por ai hodhi poshte pretendimin se ne kete njesi ishin rreshtuar 110 forca policie. Nga ana tjeter ne menyre te menjehershme ne kete zone mberriten edhe vezhgues te perforcuar te OSBE/ODIHR-it te cilet u therriten nga deputetet socialiste. Por duket se pas ketyre minutave tensioni situata u kthye perseri ne normalitet. Nga ana tjeter kjo situate ndodhi ne nje kohe kur ne seline e Partise Demokratike dhe te kandidati i mazhorances Lulzim Basha u bene te forta shpresat per fitore. Permes nje mesazhi dje rreth ores 2200 Basha deklaronte se ai ishte para ne disa zona qe ne kryeqytet ishin duke u numeruar. Te dashur miq kthesa drejt fitores ka filluar. Kutite qe jane hapur se fundmi ne njesine 2 6 8 9 dhe 11 jane te gjitha pozitive. shte thyer dhe nje qender ne njesine 5 me rezultat pozitiv per ne. Keto jane momentet me decizive per arritjen e fitores per Tiranen tone. Perzemersisht Lulzim Basha lexonte mesazhi i ardhur ne emer te kandidatit te Partise Demokratike per Tiranen i cili po i ndiqte rezultatet nga selia blu. Nga ana tjeter ne seline e PD-se ishin dje perfaqesuesit e larte te saj deputete dhe ministra te kabinetit Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›