E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande PS siguron edhe keshillin

Llogaritjet

Pas deklarimit zyrtar te ndarjes se votave sipas partive pothuaj eshte konturuar edhe Keshilli Bashkiak i Sarandes qe pritet te pesoje ndryshime thelbesore ne perberjen e vet prej 25 anetaresh. Aleanca per te Ardhmen do te kete nje numer te konsiderueshem ne perberjen e re te legjislativit vendor. Ndonese burimet zyrtare nga KZAZ Nr. 64 nuk e konfirmojne zyrtarisht kete fakt pasi jane duke u perpunuar rezultatet sipas nje formule te njohur vete subjektet politike lokale po bejne kalkulimet perkatese dhe secila eshte ndergjegjesuar per vendet ne keshillin e ri bashkiak. PS ka marre shumicen me 9 keshilltare ndersa PD 4 keshilltare. Ashtu sic pritej PDIU ka marre nje numer te konsiderueshem votash te cilat do ti mundesojne nje perfaqesim me te pakten dy anetare ne Keshillin Bashkiak ndersa PBDNJ dhe MEGA do te perfaqesohen me nga nje anetar. Subjekte politike te tjera qe jane ne krah te dy forcave me te medha kane fituar minimalisht nga nje keshilltar si LSI LBD e Starovs PLL etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›