E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinani & Duro, “atenatorët” e Luftëtarit

ASA (Albanian Sport Agency)- Tirana hodhi një tjetër hap të sigurt drejt titullit të 23-të, pas fitores bindëse me Luftëtarin me rezultatin e pastër 2-0.
Bardheblutë, të drejtuar nga kapiteni Nevil Dede, shënuan golin e parë në minutën e 20 me anë të golashënuesit më të mirë të kampionatit, Vioresin Sinani (tani me 18 gola), për të dyfishuar rezultatin me një goditje mjeshtërore të mesfushorit të Kombëtares, Klodian Duro në fund të pjesës së dytë.
Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Tiranës së Mucës me Luftëtarin, që pësoi humbjen e 12 në ndeshjet në transfertë. Tirana regjistroi fitoren me numër 46 në 72 përballje historike me Luftëtarin, i cili nga ana e tij e ka mposhtur vetëm 9 herë ekipin kryeqytetas, ku figurojnë edhe 17 barazime.
Luftëtari me këtë humbje, e 14 sezonale rrezikon të bierë në Kategorinë e Parë. Takimi i luajtur në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" u ndoq nga shumë pak shikues.
Në javën e 26, Tirana do të udhëtojë në Krujë, ku në fazën e dytë humbi me ekipit e Kastriotit (2-1), ndërsa në të parën fitoi thellësisht 7-3. Luftëtari do të presë në shtëpi Shkumbinin (humbi të shtunën me Apoloninë) në një ndeshje ku do të vendosen edhe fatet e mëtejshme të dy ekipeve.
Kurioziteti
* Sulmuesi Vioresin Sinani ka shënuar gol në tri takimet me Luftëtarin gjatë sezonit 2006-2007.
* Cifti Vioresin Sinani-Klodian Duro, shënuan edhe në ndeshjen e fazës së dytë.
* Ndryshimi ekziston në radhën e golave. Në takimin e zhvilluar në Gjirokastër golin e parë e shënoi Klodian Duro dhe pastaj Sinani. Në takimin e fazës së tretë, golin e parë e shënoi Sinani, për t'ia lënë radhën Duros.
TIRANA-LUFTËTARI 2-0
Shenues: Sinani,Klodian Duro
Gjyqtarë: Guce, Avdo, Lamja
Stadiumi "Qemal Stafa", Tiranë
Përballjet sezonale:
Tirana-Luftëtari 1-0
Luftëtari-Tirana 0-2
Tirana-Luftëtari 2-0

RENDITJA E SUPERLIGES
Superliga Pike F B H
1 Tirana 55 17 4 4
2 Teuta 47 13 8 4
3 Vllaznia 46 13 7 5
4 Partizani 45 13 6 6
5 Besa 37 10 7 8
6 Dinamo 35 10 5 10
7 Elbasani 35 10 5 10
8 Flamurtari 28 8 4 13
9 Kastrioti 25 6 7 12
10 Luftëtari 23 6 6 14
11 Shkumbini 22 6 4 15
12 Apolonia 19 5 3 16

Ndeshjet e javes 26
Kastrioti - Tirana
Flamurtari - Vllaznia
Elbasani - Teuta
Dinamo - Partizani
Besa - Apolonia
Luftëtari - Shkumbini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›