E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Pas futbollit, hobi im historia

Nga Dash Frashëri
(INTERVISTE)- Cana, tashmë jeni shndëruar në një idhull i tifozëve shqiptarë në mbarë botën. Tashmë jeni dhe zvëndëskapiteni i ri i Kombëtares, një përsonazh mediatik në Francë dhe për më tepër një ambasador i posacëm i PNUD-it. Një nga momentet kulmore në karrierën tënde futbollistike është goli i shënuar kundër ish-ekipit ku rrite si lojtar profesionist, Paris Sën Zhermenit, me një gol i cili të bëri botërisht të njohur, video e të cilit bëri xhiro rreth botës. - E konsideroj një rast të vecantë, pasi goli jo vetëm që i dha tri pikët Olimpikut të Marsejës, por për ta intigruar më shumë momentin u shënua kundër ish-klubit tim, ku nisa dhe karierën time si profesionist. Me PSG luajta p ër tri sezone dhe arrita të aktivizohem edhe në Ligën e Kampioneve. Përse ndryshove ekip? Klubi aktual për të cilin luaj, Marseja, është klubi më i madh në Francë dhe një nga legjendat e futbollit francez dhe një nga krenaritë e Francës. Unë mendova se më këtë lëvizje do të mirrja dhe më shumë famë duke u bërë njëkohësisht edhe një futbollist i përmasave të tjera. Sa i vecantë ishte ai gol? Besoj se fati më ka ndjekur, dhe në atë ndeshje të zhvilluar në tetor të vitit 2005, ishte e vecantë jo vetëm për mua, por dhe për familjen time. Kjo edhe për faktin se Marseja në nëntë ndeshjet e fundit nuk kishte fituar me Paris Sën Zhermenin. Ai gol ishte një bëfasi për të gjithë, por edhe më solli një kënaqësi të madhe, duke shpërthyer edhe në gjeste të pazakonshme. Ju jeni djali i një futbollisti të madh kosovar, Agim Cana. Sa ka ndikuar babai juaj në formimin tuaj? - Ëndërra e babait tim ishte që edhe unë të bëhesha një futbollist i zoti dhe i famshëm. Aq më tepër jo gjithmonë prindërit ia arrijnë të shohin fëmijët t'ia arrijnë kësaj. Im atë e pikasi shumë shpejt talentin tim dhe punoi fort për të më bërë sportist me të dhëna të mira, qysh nga mosha 7-8 vjecare. Gjithminë e këmi bërë rrugën së bashku. Edhe nëna ime më ka ndihmnuar shumë, madje shpesh herë ka qenë në strërvitjet e mia, e më pas dhe dy motrat. E gjithë familja më ka mbështetur. Kush të ndjek në stadium gjatë ndeshjeve? - Babai është gjithmonë i pranishëm, por dhe nëna vjen shpesh. Babai udhëton nga Parisi për të ardhur në Marsejë, gati 850 km rrugë, që sigurisht ai bën me avion. Sa ndikon fama juaj në botën e televizionit apo medias në përgjithësi? - Unë kam e konsideruar fat aktivizimin në skuadra të famshme si Paris Sën Zhermeni dhe Marseja. Kur luan për skuadra të mëdha mediat të përcjellin dhe televizoni të kushton vëmendje. Ky është një avantazh i madh për një futbollist. Sa ngjason Cana me futbollistët e mëdhenj, dhe këtu kam parasysh anglezin Dejvid Bekham apo italianin Francesko Toti, francezin Zidan apo brazilianin Ronaldo, është gjithmonë i pranishëm në media. - Është normale që janë të mediatizuar pasi kanë mbështetje maramandëse nga televizione apo mediume të tjera. Unë gjithsesi ndodhem në një klub që është më i dashuri për francezët. Rezultatet dhe loja e mirë që bëj ndikon shumë. Ditën e hënë u bërë pjesë e një evinementi të madh futbollistik, ku luajtë përkrah emrave të mëdhenjë si Zidan, Ronaldo, Rivaldo apo të tjerë. Si u ndje Cana pranë tyre? - Ishte më të vërtetë një kënaqësi e madhe për mua, për familjen timë, për shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë pasi e përcollën ndeshjen. Si shqiptari i vetëm në atë takim personalisht më dha kënaqësi të jashtëzakonshme. Kjo është edhe një punë në kuadër të rolit tim si ambasador i PNUD. Kush ua bëri ftesën Zidan apo Ronaldo? - Unë e njoh personalisht ish-kapitenin e Francës, Zinedin Zidan dhe padyshim që ftesa ishte e tij, por e nënshkruar nga të dy, Zidan dhe Ronaldo. Në atë takim morrën pjesë kampionë të mëdhenj të botës, Ronaldo, Rivaldo dhe yje të tjerë në futboll. Me cilët yje ka kontakte Cana? - Përvec dy lojtarëve të mëdhenj si Frenk Riberi dhe Xhibrik Sise, të cilët luajnë në ekipin, tim njoh shumë lojtarë të tjerë, si Gabriel Heince që luan për Mancester Junaitid, Pauletën e Paris Sën Zhermenit apo Ronaldinjon e Barcelonës, të cilë e kam takuar shumë herë pasi dhe jemi aktivizuar bashkë te PSG. Ju kemi parë të fotografuar me një tatuazh, një shqiponjë që është në krahun tënd të majtë. - Atë tatuazh e kam bërë para tri vitesh, e kam patur si fiksim qysh në moshë të re. Por tani, prej pesë muajsh kam edhe një tatuazh të dytë, një përkrenare ilire dhe simbolizon mbretërinë dardane dhe e shkruajtur Dardania dhe merr të githë krahun. Të shohim gjithmonë në sitet e internetit gjithmonë midis fansave. Si ndihet Cana i rretuar nga adhuruesë të tifozët marsejezë? - Marseja është një klub i famshëm dhe aty më parë kanë luajtur futbollistë të tillë si Rudi Fëler, Zhan Pjer Papin, Loren Blank dhe trajnerë ka qenë trjaner dikur dhe Franc Bekenbauer. Unë tashmë jam dhe imazh i klubit dhe kur futem në fushë me brohorasin gjithmonë. Të thërrasin me ndonjë nofkë tifozët? - Jo, por tani kanë mësuar ta shqiptojnë saktë mbiemrin tim, "Cana". Kam një raport të vecantë me publikun. Më adhurojnë. Kë ka model Cana? - Kur kam qenë i ri gjithmonë kam ëndërruar të behesha si Marko Van Basten. Unë luaj në një rol tjetër, mesfushor dhe nuk kam një idhull, pavarësisht se ka disa lojtarë të mirë. Pas ndeshjes Shqipëri-Greqi, në një Talk Shoë të Top Channell, një femër e pranishme tha, se tani që shoh një Lorik kaq të bukur do të shkoj gjithmonë në stadium. Për politesë ju u cuat nga podiumi dhe miqësisht e puthët në faqe. - Ky është problem specifik. Është kënaqësi kur mbështetesh nga femrat. Është e natyrshme që kur ke suksese dashur pa dashur adhurohesh nga gjinia femërore. Jam shumë përson serioz. A ka ndonjë vajzë Cana? - Po prej një vit e gjysmë kam marrëdhënie serioze me një vajzë shqiptare nga Gjakova, nga vendlindja ime. Zoti ka derdhur gjithë dashurinë për ty: i bukur, i famshëm, me emer. Cfarë kishte të vecantë kjo vajzë që fitoi zëmrën tënde? - Në këtë vendim ka shumë gjëra, pasi duhet dhe koha për ta njohur. Unë e kam zgjedhur sipas dëshirës sime, pasi kam dashur të jetoj me nëj shqiptare. Besoj se ajo është personi me të cilën do të jetoj gjithë jetën. A ju ndjek në stadium? - Sigurisht, por jo shpesh pasi nuk jeton në Francë. Këtë vit ajo do ta bashkohet me mua. Gjithsesi e konsideroj ëngjëllin tim. Kush të dërgon mesazhin e parë, pas përfundimit të takimit? - Kur luaj jashtë flas në telefon me babain, prej të cilit marr dhe vlerësimin e tij. Por mesazhin më të cmuar kam atë të fejuarës sime Cili është hobi i Canës? - Historinë e kam pasion, sidomos atë të popullit tonë, Kam dëshirë që pas futbollit të bëhem historian. Po nga makinat? - Kaloj shumë kohë me to pasi i kam pasion. Porsche është makina ime e ëndërruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›